Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës përmes protestës kërkon zgjidhje urgjente për deponimin e mbeturinave

Komuna e Tetovës përmes protestës kërkon zgjidhje urgjente për deponimin e mbeturinave

20 tetor-“Nëpërmjet këtij veprimi komuna e Tetovës i përcjell mesazh Qeverisë që të gjejë zgjidhje urgjente për këtë problematikë, nga se në vazhdimësi është kërkuar nga institucionet shtetërore që të zgjidhet kjo situatë, por deri më tani nuk ka zgjidhje pozitive të problemit”, tha Pustina.

Urim Hasipi

Të mërkurën më 21.10.2009, me fillim në orën 12:00, në shenjë proteste ndaj problemit urgjentë me deponimin e egër të mbeturinave në komunën e Tetovës, në hyrje të qytetit, në rrugën për në Shkup, do të bllokohet qarkullimi rrugor në një interval të shkurt kohor.
Në pres konferencën me gazetarë që u mbajt të martën, zëdhënësi i komunës së Tetovës Flakran Pustina tha se ky veprim ndërmerret për të animuar opinionin e gjerë mbi gjendjen tepër të rëndë me deponimin e egër të mbeturinave në komunën tonë.

“Nëpërmjet këtij veprimi komuna e Tetovës i përcjell mesazh Qeverisë që të gjejë zgjidhje urgjente për këtë problematikë, nga se në vazhdimësi është kërkuar nga institucionet shtetërore që të zgjidhet kjo situatë, por deri më tani nuk ka zgjidhje pozitive të problemit”, tha Pustina.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës, Flakran Pustina potencoi se me këtë protestë tentohet të alarmohet opinioni i brendshëm dhe faktori ndërkombëtar të ndikojnë tek institucionet shtetërore që të gjendet zgjidhje konkrete për deponimin e egër të mbeturinave në Tetovë , në mënyrë që tetovarët të mos jenë viktimë pa fajin e tyre.

Me këtë rast, administrata e komunës së Tetovës fton organizatat joqeveritare dhe qytetarët e komunës së Tetovës që t’i bashkëngjiten kësaj proteste.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *