Home / Sport / Krasniqi: Do t’i hesht kritikët

Krasniqi: Do t’i hesht kritikët

Luan Krasniqi po vazhdon përgatitjet për meçin e radhës kundër Alexandër Dimitrenkos. Krasniqi thotë se me 28 nëntor do t’i heshtë kritikët, të cilët mendojnë se ai duhet t’i japë fund karrierës. Boksieri kosovar synon që sërish të luftojë për titullin e kampionit të botës, ndërsa përball dëshiron të ketë njërin nga vëllezërit Klitschko.

Faza e nxehtë e përgatitjeve për Luan Krasniqin ka filluar. Tash e gjashtë javë, boksieri kosovar po vazhdon përgatitjet me trajnerin Valentin Silaghi, për duelin e tij të radhës.

Më 28 nëntor në Oberhausen, boksieri me prejardhje nga Juniku do t’i kryqëzojë sërish dorëzat me boksierin ukrainas, Alexandër Dimitrenko, nga i cili u mposht vitin e kaluar, me nokaut teknik.

38-vjeçari në një intervistë dhënë uebfaqës gjermane Schwarzwaelder-bote.de, ka thënë se këtë rimeç e ka pritur qe një kohë të gjatë. Ai thotë se me 28 nëntor do t’i heshtë të gjitha ata që kanë menduar se karriera e tij ka marrë fund.

Junikasi synon që sërish të luftojë për titullin e kampionit të botës, derisa përballë dëshiron të ketë njërin nga vëllezërit Vitali e Wladimir Klitschko.

Zoti Krasniqi, si jeni? Si po e ndieni veten?
Krasniqi:
Jam mjaft mirë. Natyrisht se po e ndiej veten mirë. Si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Jam tejet i motivuar.

Për duelin e radhës kundër Alexandër Dimitrenkos?
Krasniqi:
Po. Jam detyruar të pres gjatë për duelin e kthimit. Gjashtë herë jam përgatitur si duhet dhe gjashtë herë nuk është zhvilluar dueli. Tani më në fund erdhi momenti. Kam një gjë për të korrigjuar.

Çfarë saktësisht? Po flisni për humbjen e pësuar në Dussedldorf, më 15 nëntor të vitit 2008?
Krasniqi:
Po. Kam qenë tejet i përgatitur për këtë duel, kam udhëhequr me pikë dhe pësova një humbje të pafat. E dëshiroj mundësinë e dytë, ngase dëshiroj t’i dëshmojë vetes dhe të gjithë kritikëve të mi – jo, më mirë të them, do t’u dëshmoj – se jam më i mirë dhe se këtë herë do ta fitoj duelin.

Keni tashmë 38 vjet. Çfarë ju bën kaq të sigurt?
Krasniqi:
Trupi im nuk është dëmtuar. Jam kujdesur për të gjatë gjithë karrierës time, kujdesem që të rikuperojë të gjitha lëndimet e mia për aq kohë sa ka nevojë. Sa i përket fituesit tim, gjatë javëve të kaluara, jam befasuar për të mirë. Krahas kësaj, jam tejet i nxehtë dhe nuk kam se çfarë të humb. Trysnia është mbi supet e Dimtrenkos.

Si duket kjo trysni?
Krasniqi:
Ai duhet të fitojë, ngase në të kundërtën, ai për një kohë do të humbë gjasat për titullin e kampionit botëror. Unë në ring nuk kam se çfarë të humb.

Kritikët thonë se Krasniqi duhet t’i jep fund karrierës, se është i moshuar, se ka mjaft para. Cila është përgjigjja juaj ndaj tyre?
Krasniqi:
Mosha nuk luan ndonjë rol, bëhet fjalë për aftësitë. Do t’ua dëshmoj të gjithëve. Është e saktë: kam mjaft para, kam qenë mjaft i suksesshëm, kam qenë kampion i Evropës dhe në vitin 2005 kam luftuar për titullin e kampionit të botës. Ky titull mbetet edhe më tutje ëndrra ime.

Vërtet? Edhe një herë të boksoni për titullin e kampionit të botës?
Krasniqi:
Natyrisht, për këtë arsye dëshiroj që të mposht Dimitrenkon. Dëshiroj që të luftoj edhe një herë për titullin e kampionit të botës, më së miri kundër njërit prej vëllezërve Klitschko. Vetëm ata që kanë ëndrra, kanë edhe synime.

Dukeni tejet i sigurt, me vetëbesim. Si e shpjegoni këtë, pasi që së fundi pësuat mjaft humbje?
Krasniqi:
Ngase po e ndiej veten mjaft mirë, këtu në Rottweil. Kam përjetuar të gjitha ngritjet dhe rëniet dhe kam mësuar shumë nga ato. Për mua po kujdeset një ekip i mrekullueshëm sportiv, i përbërë nga Valetin Silaghi, Volker Grill dhe Firat Arslan. Krahas kësaj, familja dhe Zoti po më japin fuqinë, që të mundohem për çdo ditë në trening.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *