Home / Sport / Krasniqi më 28 nëntor kundër Dimitrenkos

Krasniqi më 28 nëntor kundër Dimitrenkos

Do të rrikthehet në ring Luan Krasniqi edhe atë përballë njeriut me të cilin zhvilloi mecin e fundit, kur para një viti humbi me nok-aut. Krasniqi shpreson se në ditën e flamurit do ti hakmeret Dimitrenkos për disfatën e vitit të kaluar

Boksieri më i mirë shqiptar, Luan Krasniqi më 28 nëntor do të përballet me boksierin ukrainas, Aleksandar Dimitrenko, meç ky që zhvillohet në Oberhausen të Gjermanisë. Duhet shtuar se boksieri ukrainas vitine kaluar pikërisht më 15 nëntor e pati nokautuar Krasniqin dhe ia pati rrëmbyer titullin e WBO International të peshës së rëndë. Krasniqi ka thënë se në përballjen e 28 nëntorit, e cila është edhe festa e Flamurit Kombëtar, do të shohin më shumë runde. Krasniqi deri më tash ka zhvilluar 35 meçe dhe prej tyre i ka fituar 30, ndërsa Dimitrenko nga 30 meçe i ka fituar 29. Krasniqi-Dimitrenko II luftojnë sërish për titullin interkontinental WBO.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *