Home / Sport / Kuarezma pranë kalimit te Napoli

Kuarezma pranë kalimit te Napoli

Sipas zërave më të fundit që qarkullojnë në lidhje me merkaton, mesfushori portugez i Interit mund të transferohet te Napoli në merkaton e janarit.

Edhe pse midis Kuarezmës dhe klubit të presidentit De Laurentis nuk ka pasur ende ndonjë kontakt zyrtar, mundësitë që një operacion i tillë të mbyllet me sukses ekzistojnë. Interi nuk mund të lejojë edhe një vit tjetër të djegur për një lojtar që ka kushtuar më tepër se 20 milion euro.

Për këtë arsye, një zgjidhje e mundshme është ajo e dhënies në formë huazimi, me mundësinë për ta rimarrë më vonë. Pastaj, varet edhe nga lojtari, që duke qëndruar tek Interi, rezikon të humbasë grumbullimin në skuadrën kombëtare për Kampionatin Botëror.

Një arsye tjetër është edhe deklarata e presidentit të Napolit, De Laurentis, mbi disa goditje të mëdha gjatë merkatos së janarit, me synimin për të arritur në vendet që të lejojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *