Home / Sport / KUPA E MAQEDONISË:Renova kërkon rezultat pozitiv kundër Rabotniçkit

KUPA E MAQEDONISË:Renova kërkon rezultat pozitiv kundër Rabotniçkit

Të mërkurën do të zhvillohen përballjet e para në kuadër të çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Rabotniçki – Renova do të jetë ndeshja më tërheqëse. Drita e Bogovinës do të udhëtojë për në Manastir, ku do të kërkojë rezultat pozitiv kundër Pelisterit, me qëllim që në ndeshjen kthyese të synojnë kalimin në gjysmëfinale.

Të mërkurën do të zhvillohen përballjet e para në kuadër të çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Përballja më nxitëse pritet të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, ku lideri i renditjes në Ligën e Parë dhe fituesi aktual i Kupës,Rabotniçki do të përballet me Renovën, e cila gjendet në formë të shkëlqyeshme. Renova në kampionat rradhitet menjëherë pas Rabotniçkit dhe ky fakt e bën këtë ndeshje edhe më tërheqëse. Renova të dielën fitoi 3:1 kundër Metalurgut dhe tani e gjithë vëmendja është kthyer kah dueli me Rabotniçin. Xhepçishtasit synojnë që skuadrës mga Shkupi t’i revanshohen për eliminimin e vitit të kaluar, mirëpo në këtë tenim nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e sulmuesit Besar Ibraimi, i cili lëndoi muskulin e këmbës në duelin me Metalurgun.

Drita udhëton për në Manastir ku do të ndeshet me Pelisterin. Bogovinasit shpresojnë të nxjerin rezultat pozitiv, para ndeshjes së kthimit.

Mjaft emocione pritet të ketë në përballjen në mes Skopjes dhe Metalurgut. Kampioni aktual, Makedonia Gjorçe Petrov, do të mirëpres skuadrën e papwrshtatshme nga Tetova, Teteksin. Përballjet kthyese do të zhvillohen më 25 nëntor.

Tabela

Rabotniçki – Renova
Skopje – Metalurgu
Pelisteri – Drita
Makedonija Gj.P. – Teteksi

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *