Home / Sport / Kuzhe zbulon 11-shen anti-Suedi

Kuzhe zbulon 11-shen anti-Suedi

Sot në orën 20:45 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit në grup për eliminatoret e Kampionatit Botëror kundër Suedisë në stadiumin “Rasunda”.

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Josip Kuzhe do të kerkojë një rezultat pozitiv në takimin e sotëm, për të shpresuar në qëndrimin në vazon e katërt për shortin e Euro 2012.

Ndërkohë, kroati i pankinës kuqezi dje i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për përballjen e mbrëmjes, duke zbuluar në të njëjtën kohë edhe formacionin me të cilin do të përpiqet të ndalë Ibra & Co.

Ashtu si në ndeshjen me Danimarkën, edhe përballë Suedisë porta do t’i besohet Ujkanit, ndërsa në mbrojtje do të jene Dallku, Curri, Cana dhe Haxhi, i cili është rikthyer së fundmi në kombëtare, pas dëmtimit të Kristi Vangjelit.

Në mesfushë, dyshja e qendrës do të përbëhet nga Bulku dhe Skela, ndërkohë që në të djathtë do të luajë Klodian Duro. Dilema e vetme për trajnerin kroat mbetet krahu i majtë i mesit të fushës, ku Hyka dhe Lika janë në balotazh. Duket se ky i fundit ka më shumë shanse për t’u aktivizuar që nga minuta e parë.

Në repartin e avancuar, Bogdani dhe Salihi do të përpiqen të thyejnë mbrojtjen suedeze, të mbështetur edhe nga Duro dhe Lika nga krahët.

Nga ana tjetër, nordikëve u rikthehen në këtë ndeshje katër lojtarë të rëndësishëm. Për të shpresuar kalimin në fazën e “playoff”-it, Suedia, përveçse duhet të fitojë ndaj Shqipërisë, duhet të shpresojë që Malta të fitojë ose të barazojë përballë Portugalisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *