Home / Sport / Larsoni i dha fund karrierës së tij në kombëtaren e Suedisë

Larsoni i dha fund karrierës së tij në kombëtaren e Suedisë

Sulmuesi veteran i kombëtares së Suedisë, Henrik Larson, për arsye familjare ka braktisur kampin e kombëtares në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që zhvillohet të mërkurën….

Kësisoj, u bë e qartë se sulmuesi legjendar, i cili muajin e kaluar festoi ditëlindjen e 38-të, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren suedeze në fundjavën që e lamë pas ndaj Danimarkës (0:1). “Ky është fundi. Ndjej se karriera ime në kombëtare ka përfunduar, madje edhe në rast se ndodh ndonjë mrekulli dhe kualifikohemi në Botërorin 2010. Tash jam 38-vjeç dhe nuk jam më i motivuar për të luajtur për Suedinë pas këtyre kualifikimeve. Ka ardhur koha që t’ia liroj vendin sulmuesve tjerë”, ka pohuar Larson. Ai u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2002, por më pas pranoi të kthehet sërish. Larson pritet që në përfundim të këtij edicioni t’i jap fund në përgjithësi karrierës së tij si futbollist. “Do të filloj të përqendrohem në karrierën si trajner. Kam luajtur për disa klube të mëdha dhe tashmë kam njohuri të mëdha për lojën e futbollit”, ka nënvizuar Larson, i cili ka luajtur 106 ndeshje në kombëtare, duke shënuar 37 gola.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *