Home / Lajme / Rajon / Lavrov i “shqetësuar” me deklaratën e Berishës

Lavrov i “shqetësuar” me deklaratën e Berishës

Duke komentuar deklaratën e Berishës që ai dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të punojnë “për elimiminin e pengesave që pengojnë shqiptarët të ndjehen të bashkuar në tërë territorin në të cilin jetojnë”, Lavrov citohet nga mediat serbe të ketë thënë se kjo deklaratë duhet të ngjallë reagime të fuqishme të BE-së dhe NATO-

Shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov ka shprehur “shqetësimin” e Moskës për shkak të deklaratës së paradokohshme të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve.

Duke komentuar deklaratën e Berishës që ai dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të punojnë “për elimiminin e pengesave që pengojnë shqiptarët të ndjehen të bashkuar në tërë territorin në të cilin jetojnë”, Lavrov citohet nga mediat serbe të ketë thënë se kjo deklaratë duhet të ngjallë reagime të fuqishme të BE-së dhe NATO-s.

“Një reagim të tillë nuk e kemi dëgjuar. Shpresoj që në mungesë të komunikatave publike nga kryeqytetet evropiane, megjithatë në këtë temë të bëhen punë të domosdoshme me udhëheqjen shqiptare”, ka thënë Lavrov pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremiq në Moskë.

Ndërkaq në lidhje me Kosovën Lavrov ka thënë se kompetencat e Misionit të OKB-së nuk duhet zëvendësuar me kompetencat e strukturave të tjera. Në këtë kontekst Lavrov ka kritikuar udhëheqjen e Prishtinës dhe linjën e saj “jokontstruktive”, e cila pengon harmonizimin e marrëveshjeve midis Beogradit dhe faktorëve ndërkombëtarë që punojnë në Kosovë. Lavrov ka kërkuar zbatimin rigoroz të rezolutës 1244 të KB në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *