Home / Sport / Leonardo: Duhet ta ruajmë qetësinë

Leonardo: Duhet ta ruajmë qetësinë

Paraqitja e Milanit kundër Cyrihut ishte e ‘papranueshme’ sipas vlerësimit të trajnerit brazilian, Leonardo. Skuadra kampione në fuqi e Zvicrës arriti të befasoi Milanin, 1:0, duke i dhënë një goditje të rëndë klubit kuqezi, por edhe Leonardos….

“Pësuam gol në fazën e hershme të ndeshjes nga një skuadër e cila ishte e përqendruar në mbrojtje gjatë tërë 90 minutave të lojës. Lëshuam rastin për të kontrolluar situatën në fushë. Ne mund të flasim për fat të keq, apo për diçka tjetër, por është fakt se ne nuk kishim ide për lojë që nga fillimi i ndeshjes dhe kjo na i vështirësoi gjërat”, ka theksuar Leonardo. “Gjithçka më ngjan në një reaksion zinxhiror, nganjëherë çdo gjë shkon në drejtim pozitiv, e nganjëherë në drejtim negativ. Ne këtë herë fatkeqësisht jemi në seri negative. Në këtë moment kemi nevojë për çlodhje, qetësi dhe unitet. Nuk guxojmë të pësojmë gola në faza aq të hershme të ndeshjes, sepse ato po ndikojnë drejtpërdrejt gjatë tërë ndeshjes. Daljen nga kjo situatë e shoh tek qetësia, puna intensive dhe tek besimi se edhe për ne një ditë do të fillojë e mbara”, ka nënvizuar Leonardo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *