Home / Sport / Leonardo entuziast: Ky eshte Milani qe dua

Leonardo entuziast: Ky eshte Milani qe dua

Pas mbylljes se ndeshjes ne Madrid me fitoren e Milanit ndaj Realit vendas me rezultatin 3-2, trajneri kuqezi, Leonardo eshte shprehur entuziast per skuadren e tij.

“Beme dicka te pabesueshme, gjigande. Ky eshte Milani qe kam deshiruar qe nga fillimi i ketij sezoni me te gjithe elementet cilesore ne fushe. Pas perfundimit te ndeshjes kunder Romes thashe, ja cfare dua dhe shoqeria me mbeshteti”, eshte shprehur Leonardo.

Pas perfundimit te ndeshjes dhe trepikeshit te marre ne Bernabeu Milani i trajnerit brazilian, megjithese me nje golavarazh me te dobet se ai i Real Madrid e shikon veten ne krye te grupit B me 6 pike.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *