Home / Sport / Leonardo motivon Ronaldinjon: Pres shumë prej tij

Leonardo motivon Ronaldinjon: Pres shumë prej tij

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka deklaruar se kërkon më tepër nga bashkëkombasi i tij në ndeshjen e radhës në kampionat përballë Napolit.

Numri një i pankinës së Milanit vlerëson rëndësinë e tre fitoreve rresht. Sipas tij, skuadra është në rugën e duhur: “Ekipi është në duart e lojtërëve, ata kanë gjithë mjetet dhe entuziazmin e nevojshëm për ta çuar skuadrën përpara”.

Pastaj flet edhe për formacionin që do të hedhë në fushë në mesjavë. Pato dhe Ronaldinjo i interpretuan mirë mekanizmat e skuadrës. Por unë pres akoma më tepër nga Ronaldinjo. Është më mirë se më parë, por ende jo aty ku duam ne. Mund të jetë edhe më vendimtar”, nënvizoi Leonardo.

Përpara është ndeshja me Napolin, një skuadër që braziliani e vlerëson: “Ata po kalojnë një moment të mirë, kanë entuziazmin e nevojshëm. Do të gjejmë një “San Paolo” të mbushur plot dhe një skuadër që do të kërkojë patjetër rezultatin pozitiv. Por ne kemi motivimin e duhur për t’ia dalë mbanë”, përfundoi Leo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *