Home / Sport / Leonardo: Rezultat i hidhur, por ndeshja ishte e mirë

Leonardo: Rezultat i hidhur, por ndeshja ishte e mirë

Trajneri i Milanit, Leonardo, është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, por ka mbetur i zhgënjyer nga rezultati.

“Skudra luajti në mënyrën e duhur, shënuam dy gola të shpejtë. Në momente të caktuara Napoli na vuri në vështirësi, kurse në momente të tjera reaguam mjaft mirë. Dalja me karton të kuq e Abates në minutën e 88-të mund të ketë ndikuar në rezultatin e takimit. Na vjen pak hidhur për rezultatin, por megjithatë, bëmë një paraqitje mjaft pozitive”. Ky është komenti i Leonardos në përfundim të ndeshjes midis Napolit dhe Milanit.

Ndërkohë, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, mohon edhe një herë zërat për afrimin e mundshëm të një sulmuesi në merkaton e dimrit. “Nuk ka folur kurrë për blerje në janar – tha Galiani -. Kam lexuar në disa gazeta sikur unë e kam thënë këtë, por në fakt nuk e kam bërë. Do të vijë dikush në janar, një përforcim për mesfushën. Quhet Dejvid Bekam dhe është praktikisht 100% i sigurtë. Mungon vetëm firma, por marrëveshja është arritur. Do të vijë vetëm ai, ju siguroj”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *