Home / Lajme / Maqedoni / Lëshohet trafostacioni në Komunën e Tearcës

Lëshohet trafostacioni në Komunën e Tearcës

31 tetor-
Një investim i kompanisë EVN, ka mundësuar që më në fund të lëshohet në përdorim trafostacioni prej 110 kilovatësh në fshatin Përshefcë. Në një ceremoni solemne të organizuar nga EVN-ja , Georg Valdner kryetar i në Maqedoni, tha se me lëshimin në përdorim i këtij trafostacioni dukshëm do të përmirësohet furnizimi me rrymë elektrike për banorët.

Urim Hasipi
Përmirësohet furnizimi me rrymë elektrike për banorët e Komunës së Tearcës.
Një investim i kompanisë EVN, ka mundësuar që më në fund të lëshohet në përdorim trafostacioni prej 110 kilovatësh në fshatin Përshefcë. Në një ceremoni solemne të organizuar nga EVN-ja , Georg Valdner kryetar i në Maqedoni, tha se me lëshimin në përdorim i këtij trafostacioni dukshëm do të përmirësohet furnizimi me rrymë elektrike për banorët.
“Më shumë se 50 mijë shpenzues të shërbimeve tona, gjatë periudhës së kaluar kanë patur problem të mëdha në këtë rajon me furnizimin me energji elektrike, me rënie të rrjetit të rrymës, ndërsa prej tani e tutje marrin fund këto probleme. EVN tregon se është një kompani serioze e cila ka për qëllim që jetë në shërbim të 50 mijë banorëve të këtij rajoni”, tha Valdner.

Ndërkohë zëvendësk­ryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, tha se më në fund janë tejkaluar mosmarrëveshjet mes kompanisë MEPSO dhe EVN dhe falë kësaj është arritur që ky trasfostacion të lësho­het në përdor­im.

“Nga hyrja e EVN-së në Maqedoni ky është një prej investimeve më të mëdha dhe në këtë drejtim besojmë se do të vazhdohet. Unë i dhashë fjalën zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi se trafostacioni i parë që do të lëshohet në përdorim do të jetë në Komunën e Tearcës dhe këtë premtim e mbajtëm”, tha Peshevski.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, është shprehur se më në fund është jetësuar një projekt i rëndësishëm për banorët e rajonit. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe zëvend­ëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi, kryetarët e komunave të Zhelinës, Tearcës dhe Jegunocit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *