Home / Sport / Liga e Europës, nata e të mëdhenjve

Liga e Europës, nata e të mëdhenjve

Në ndeshjet e dyta për fazën e grupeve të Euroligës, ekipet pretendente për të kaluar grupet nuk patën probleme ndaj rivalëve. Valencia mundi Xhenovan, fitojnë Roma dhe Lacio.

Dy pretendentet kryesore në grupin A, Anderlehti dhe Ajaksi u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen që u luajt në Belgjikë.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi që në minutën e 27-të, hollandezët nuk arritën të rezistojnë deri në fund, pasi vetëm pesë minuta nga vërshëllima përfundimtare, vendasit barazuan rezultatin.

Në grupin C, pas hapit të gabuar dy javë më parë, Hamburgu nuk fal, duke mundur në shtëpi izraelitët e Hapoel Tel-Avivit. 4-2 përfundoi takimi i luajtur në stadiumin “Volkspark”.

Ndërkohë, Rapidi i Vjenës arriti të marrë një barazim me shumë vlera në fushën e vështirë të Sëlltikut, duke marrë kryesimin e grupit në kuotën e katër pikëve.

Sportingu i Lisbonës hodhi një hap të sigurtë drejt kalimit të grupit pas fitores së djshme në shtëpi 1-0 përballë Hertës së Berlinit.

Fitorja e parë edhe për Romën, që mundi në “Olimpiko” 2-0 CSKA-në e Sofjes. Italianët me këtë fitore futen në “vallen” e kualifikimit dhe në ndeshjen e radhës do luajnë përballë Fulhamit në Angli.

Në grupin F bie në sy barazimi i Gallatasarajit 1-1 në shtëpi përballë Shturm Gracit dhe fitorja minimale e Panathinajkosit 1-0 në fushën e Dinamos së Bukureshtit.

Rikthehet fuqishëm edhe Lacio, që shkatërroi 4-0 në transfertë Levskin e Sofies, ndërkohë që Vijareali bie në Austri përballë Salzburgut vendas.

Evertoni merr kryesimin e grupit I pas fitores në transfertë ndaj Bate Borisovit. Kurse Benfika bëri surprizën, duke u mundur nga grekët e AEK-ut në Athinë 1-0.

Shaktari vazhdon rrugëtimin e tij drejt ruajtjes së titullit kampion që arriti në sezonin e kaluar. Ukrainasit nuk falën, duke mposhtur në shtëpi 4-1 Partizanin e Beogradit.

Fitore vendase në grupin K. Kopenhageni dhe Psv Einthoveni fituan në fushat e tyre përkatësisht kundër Sparta Pragës dhe Kluzhit me rezultatin 1-0.

Avancon edhe Verder Bremeni. Gjermanët morën një fitore të çmuar në shtëpi kundër Atletik Bilbaos 3-1, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Ja ndeshjet që u luajtën dje:

Grupi A
Anderleht 1 – 1 Ajaks
Timisoara 0 – 3 Dinamo Zagreb

Grupi B
Slavia Praga 1 – 5 Lilë
Valencia 3 – 2 Xhenova

Grupi C
Sëlltik 1 – 1 Rapid Viena
Hamburg 4 – 2 Hapoel Tel-Aviv

Grupi D
Sporting Lisbonë 1 – 0 Herta Berlin
Ventspils 0 – 0 Herenven

Grupi E
Roma 2 – 0 CSKA Sofia
Fulham 1 – 0Bazel

Grupi F
Dinamo Bukuresht 0 – 1 Panathinajkos
Gallatasaraj 1 – 1 Shturm Grac

Grupi G
Levski Sofia 0 – 4 Lacio
Salzburg 2 – 0 Vijareal

Grupi H
Sherif Tiraspol 0 – 1 Fenerbahçe
Tvente 0 – 0 Steaua Bukuresht

Grupi I
AEK 1 – 0 Benfika
Bate Borisov 1 – 2 Everton

Grupi J
Shaktar Donjetsk 4 – 1 Partizan Beograd
Tuluzë 2 – 2 Bryzh

Grupi K
Kopenhagen 1 – 0 Sparta Praga
Psv Einthoven1 – 0 Kluzh

Grupi L
Austria Vienë 1 – 1 Nacional
Verder Bremen 3 – 1 Atletik Bilbao

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *