Home / Sport / Liga e Kampionëve është prioritet

Liga e Kampionëve është prioritet

Xabi Alonso ka deklaruar se përforcimet e bëra të Realit këtë sezon kërkojnë që klubi të synojë fitimin e gjithë titujve ku merr pjesë, mirëpo fakti që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në “Bernabeu” u’a imponon atyre që të fokusohen pikërisht në këtë garë.

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka ritheksuar qëndrimin e klubit se objektivi kryesor i tyre këtë sezon është Liga e Kampionëve. Finalja e këtij edicioni zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe Real synon të fitoj trofeun për herë të dhjetë në historinë e tyre.

“Ka ende shumë deri në fund por do të kishte qenë mirë të tregojnë fuqinë tonë në Ligën e Kampionëve. Ky është prioriteti ynë këtë sezon. Jemi optimist. Konkurrenca është e fortë por është garë e hapur” deklaroi Alonso.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *