Home / Sport / Liga e Kampionëve, rikthehen “bigët” e kontinentit

Liga e Kampionëve, rikthehen “bigët” e kontinentit

Liga e Kampionëve rikthehet sonte për të gjithë sportdashësit e saj me ndeshjet e treta të grupeve E, F, G dhe H.

Grupi E; Fiorentina do të luajë në transfertën e modestëve të Debreçenit, pas asaj fitoreje impresionuese kundër Liverpulit në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-0. Ndërkohë që vendasit do të tentojnë të paktën për të marrë pikën e parë. Në ndeshjen tjetër Liverpuli do të presë në fushën e vet rivalët e Lionit. Anglezët kërkojnë me çdo kusht fitoren, në të kundërt renditja e tyre mund të marrë rrëpirën.

Grupi F; Spanjollët e Barcelonës pas katër pikëve të para presin në komoditet rusët e Rubin Kazanit. Këta të fundit vijnë pas atij barazimi historik me Interin. Ndërkohë, kampionët e Italisë kërkojnë të kryejnë detyrën përballë ukrainasve të Dinamos së Kievit. Dinamo ndodhet përpara Interit në klasifikim falë fitores kundër Rubin Kazanit në ndeshjen e parë.

Grupi G; Renxhersi i Glasgout pretendon të marrë sonte tri pikët e para në përballjen me Unirea Urziçenin. Ndërkohë që Shtutgarti do të presë kryesuesit e Seviljas në një ndeshje të vështirë.

Grupi H; Holandezët e Alkmarit do të përballen me Arsenalin me qëllimin për të ndalur këta të fundit drejt arratisë përfundimtare drejt kreut të grupit. Në ndeshjen tjetër, Olimpiakosi kërkon të konsolidojë vendin e dytë në përballjen me Standardin e Liezhit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *