Home / Sport / Liverpuli, pankina e Benitezit në rrezik

Liverpuli, pankina e Benitezit në rrezik

Humbja e radhës kundër Olimpik Lionit në Ligën e Kampionëve ka tronditur stolin e trajnerit spanjoll, Rafael Benitez.

Nëse situata për “The Reds”, qoftë në kampionat apo në Ligën e Kampionëve nuk ndryshon, atëherë spanjolli, që u konfirmua në fillim të këtij sezoni në krye të skuadrës, duket se i ka ditët e numëruara në “Anfield Road”.

Ndeshja vendimtare, që do të tregojë se Benitez ende vlen, është ajo e së dielës në shtëpi përballë kryesuesve të Mançesterit. Rezultatet negative në ndeshjet e fundit (4 humbje, dy në Premier Ligë kundër Çelsit dhe Sandërlendit dhe në Ligën e Kampionëve përballë Fiorentinës dhe Lionit), nuk regjistroheshin që prej 22 vitesh për klubin anglez.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *