Home / Sport / Lula e preferon Ronaldon

Lula e preferon Ronaldon

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva, i njohur më shumë me emrin Lula, e preferon më shumë Ronaldon sesa Adrianon, për Botërorin 2010.

Brazili e ka siguruar më herët kualifikimin për në kompeticionin më të rëndësishëm botëror të futbollit, ndërsa selektori Carlos Dunga nuk ka vendosur ende se cilin nga këta dy sulmues ta ftojë. Ish sulmuesi i Milanit, Ronaldo, dhe ish sulmuesi i Interit, Adriano, janë ringjallur, pas rikthimit të tyre në atdhe.

Adriano po shkëlqen me skuadrën e tij Flamengo, ku ndër të tjera është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian për momentin, derisa Ronaldo po shënon në vazhdimësi, përkundër lëndimit të dorës që e la jashtë fushës për dy muaj.

“Ronaldo dhe Adriano janë dy yje, që e vendosin vet lojën. Para lëndimit të fundit të tij, Ronaldo, edhe pse jashtë formës më të mirë fizike, po tregonte lojëra të mira. Mjafton ta shohësh golin që e ka shënuar kundër Santos: driblim i shpejtë dhe gjuajte e fortë, me portierin kundërshtar që nuk kishte kohë as të lëvizte. Kur të jetë në formën më të mirë, ai e dominon territorin e kundërshtarit. Edhe Adriano po kalon nëpër formë shumë të mirë, por unë për në Botëror do ta preferoja Ronaldon”, u shpreh Lula për të përditshmen braziliane L’Espresso.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *