Home / Lajme / Maqedoni / Luma kërkon zgjidhje urgjente për problemin e deponisë

Luma kërkon zgjidhje urgjente për problemin e deponisë

Ai kërkoi nga Ministria e Ekologjisë dhe Ambientit Jetësorë dhe nga Qeverisa e Republikës së Maqedonisë që në afat sa më të shkurtër të zgjidhet problemi i deponisë së Tetovës. “Gjendja është mjaft e rënduar dhe kjo mund të reflektojë deri në atë që të ndërpritet grumbullimi i mbeturinave nëpër qytet”, tha Luma. Sipas tij, qytetarët e komunës së Tetovës mbahen peng të konfrontimeve politike që bëjnë institucionet

Urim Hasipi
Tetove, 13 tetor-Gjendja me deponinë e egër në komunën e Tetovës po merë përmasa kaotike, ishte ky deklarimi i drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova – Tetovë, Hasan Luma gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën pranë deponisë së egër.

Ai kërkoi nga Ministria e Ekologjisë dhe Ambientit Jetësorë dhe nga Qeverisa e Republikës së Maqedonisë që në afat sa më të shkurtër të zgjidhet problemi i deponisë së Tetovës. “Gjendja është mjaft e rënduar dhe kjo mund të reflektojë deri në atë që të ndërpritet grumbullimi i mbeturinave nëpër qytet”, tha Luma. Sipas tij, qytetarët e komunës së Tetovës mbahen peng të konfrontimeve politike që bëjnë institucionet

shtetërore, për këtë arsye NPK “Tetova “ – Tetovë si institucion do t’i njoftoj me shkrim të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në vend, që të njihen nga afër me problemin që ia krijon Qeveria komunës së Tetovës.

“Shpresoj që ky apel të arrijë qëllimin e vet që Ministria Ekologjisë dhe Ambientit Jetësorë bashkë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të gjejnë një lokacion të përshtatshëm ku të barten mbeturinat e Tetovës. Të gjitha qytet kanë mbeturina por nuk e kanë problemin që ka komuna e Tetovë ngase për këtë janë angazhuar institucionet shtetërore”, tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova Tetovë Hasan Luma

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *