Home / Sport / Manchester Unitedi ashtu siç pritej

Manchester Unitedi ashtu siç pritej

Manchester Unitedi ka marrë fitore të sigurtë 2:0 në fushë të Barnsleyt, në kuadër të ndeshjeve të Carling Cup-ës. Edhe Tottenhami shënoi fitore me rezultat identik përballë Evertonit.

Skuadra e Manchester Unitedit pas humbjes në Premierligë nga Liverpooli e ka ngushëlluar veten me fitoren e arritur si udhëtues me rezultat 2:0 kundër Barnsleyt, skuadër që bën gara në ligën e dytë angleze në futboll. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Carling Cup në Angli, ku golat e fitores i kanë shënuar futbollistët Welbeck në minutën e 6-të dhe Owen në atë 59-të. Neville ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 63-të, megjithatë Manchesteri edhe pa një futbollistë nuk e pati problem të ruajë këtë rezultat ndaj rivalit solid. Tottenhami shënoi fitore 2:0 në ballafaqim me Evertonit. Futbollistët Huddlestone dhe Keane shënuan golat në minutën e 31-të përkatësisht 57′.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *