Home / Sport / Mancini “divorcohet” zyrtarisht nga Interi; për Realin?

Mancini “divorcohet” zyrtarisht nga Interi; për Realin?

Roberto Mançini ka prishur kontratën që e lidhte me Interin duke përfituar 8 milionë euro.

Dje pasditet ish-tekniku i Interit që kishte ende dy vjet kontratë me klubin zikaltër, ka arritur një prishje kontrate konsensuale me drejtuesit e klubit të Moratit.

Mançini përfitonte plot 6 milionë euro në sezon, duke qenë një i papunë luksi. Megjithsëe derimë tani tekniku italian deklaronte se nuk do te drejtonte ndonjë ekip, nxitimi i tij për t’u ndarë nga Interi duket se fsheh pas interesimin e Realit të Madridit. Flitet se tekniku Pelegrini nuk po bind me lojën e tij dhe tre ndeshjet e fundit: humbje në Bernabeu me Milanin, barazim në transfertë me Gijonin dhe për më tepër humbja historike poshtëruese 4-0 ndaj amatorëve të Alkorkonit, i ka tronditur shumë pozitat e teknikut kilen në stolin madrilen.

Sipas lajmeve që vijnë nga gazetat sportive italine, Mançini do të ulet së shpejti në stolin e Realit me Mihajloviçin si zëvendësues, si në kohët e vjetra te Interi. Jo rastësisht, Mihajloviç para dy javësh u pa në Bernabeu teksa ndiqte ndeshjen Real Madrid – Milan. Të ishte vallë thjesht rastësi???

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *