Home / Sport / Maradona rrezikon pesë ndeshje pezullim

Maradona rrezikon pesë ndeshje pezullim

Pesë ndeshje skualifikim dhe 30.000 franga zvicerane gjobë: ky është sanksioni që rrezikon tashmë Diego Armando Maradona pas ofendimit tepër banal që i bëri shtypit pas fitores me Uruguajin.

Menjëherë pas fitores 1-0 në Uruguaj dhe sigurimit të kualifikimit për në Botëror, trajneri i Argjentinës iu hakërrye me shumë vulgaritet gazetarëve. Presidenti i FIFA-s Jozef Blater bëri të ditur se Institucioni më i lartë i Futbollit në botë do të hapë një hetim lidhur me ngjarjen. Neni 57 dhe ai 58 i Kodit Disiplinar të Fifës do t’ia zbehin gëzimin e kualifikimit trajnerit Diego Armando Maradona.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *