Home / Sport / Maradona shpall listën, ja të grumbulluarit

Maradona shpall listën, ja të grumbulluarit

Trajneri i Argjentinës ka bërë publike listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit kundër Perusë dhe Uruguajit.

Të shtunën Argjentina do të presë Perunë në Buenosa Aires dhe të mërkurën, më 14 tetor, bardhekaltrit do të kenë një përballje të vështirë në Montevideo përballë Uruguajit.

Kombëtarja argjentinase duhet t’i fitojë patjetër këto dy takime për të siguruar vendin e katërt, në mënyrë që të ketë mundësi të luajë në fazën e “play-off”-it kundër njërës prej skuadrave të zonës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Ja lista e Kombëtares së Argjentinës:

Portierë: Serxho Romero (AZ Alkmar), Mariano Anduhar (Katania), Diego Poco (Kolon);

Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Mançester Siti), Emiliano Insua (Liverpul), Martin Demikelis (Bajern Mynih), Gabriel Hajnce (Olimpik Marsejë), Nikolas Pareha (Espanjol), Fabian Monzon (Boka Zhuniros), Rolando Skiavi (Njuwell’s), Nikolas Otamendi (Velez);

Mesfushorë: Havier Maskerano (Liverpul), Luis Gonzalez (Olimpik Marsejë), Jonas Gutierrez (Njukasëll), Angel Di Maria (Benfika), Pablo Aimar (Benfika), Federico Insua (Boka Zhuniors), Enzo Perez (Estudiantes), Huan Sebastian Veron (Estudiantes), Mario Bolati (Hurakan);

Sulmues: Lionel Mesi (Barcelona), Karlos Tevez (Mançester Siti), Ezekuel Laveci (Napoli), Serxho Aguero (Atletiko Madrid), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Martin Palermo (Boka Zhuniors)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *