Home / Lajme / Maqedoni / Marredheniet diplomatike me Kosoven ne qorr sokak

Marredheniet diplomatike me Kosoven ne qorr sokak

16 tetor-ë vendosen marrëdhëniet diplomatike me KS tani mundë të ndodh nesër mund të ndodh pasnesër mos më kapni për 24 orësh. Ka klimë të mirë ka ambient të mirë mes të dy shteteve që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës, por do ishte edhe një porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtarë, në veçanti për Bashkimin Evropian, se tanimë shtetet në Ballkanin perëndimor janë pjekur të vendosin dhe të zgjidhin problemet vetë”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Urim Hasipi
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se është çështje orësh vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës. Ai tha se vendosja e këtyre marrëdhënieve, do të dëshmojë qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të aftë vetë t’i zgjidhin problemet.
“Mendoj që nëse dje ka qenë shumë herët, mendoj që sot është koha që të vendosen marrëdhëniet diplomatike me KS tani mundë të ndodh nesër mund të ndodh pasnesër mos më kapni për 24 orësh. Ka klimë të mirë ka ambient të mirë mes të dy shteteve që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës, por do ishte edhe një porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtarë, në veçanti për Bashkimin Evropian, se tanimë shtetet në Ballkanin perëndimor janë pjekur të vendosin dhe të zgjidhin problemet vetë”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Seanca e nesërme parlamentare për miratimin e dokumentit për shënimin e vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës, deri natën vonë ishte e pasigurt, për shkak të vërejtjeve të kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski, se nuk është e domosdoshme të shkohet me seancë të jashtëzakonshme dhe kërkesa e tij që njëherë të shihet se si është zgjidhur pjesa kontestuese e kufirit tek Kodra fura në fshatin Tanushë. Shumica parlamentare mundet edhe pa votat e LSDM-së ta ratifikoj dokumentin për shënimin e vijës kufitare, mirëpo kryeministri Gruevski nuk ka dashur vetë ta bartë përgjegjësinë dhe ka kërkuar koncenzus nga të gjitha partitë politike.
Përveç kësaj, as Qeveria, kur pasdite u bën konsultimet e para mes grupeve parlamentare, nuk e kishte miratuar dokumentin dhe ka caktuar seancë për në ora 21.
Paraprakisht gjatë ditës kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka paralajmëruar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shkup – Prishtinë është çështje orësh.
“Mendoj që nëse dje ka qenë shumë herët, mendoj që sot është koha që të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. Tani mundë të ndodh nesër mundë të ndodh pasnesër, mos më kapni për 24 orësh. Ka klimë të mirë ka ambient të mirë mes të dy shteteve që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës, por do ishte edhe një porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtarë në veçanti për Bashkimin Evropian se tanimë shtetet në Ballkanin perëndimor janë pjekur të vendosin dhe të zgjidhin problemet vetë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar BDI-së.
Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë paralajmëroi se shumë shpejtë do të vendosen marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.
“Marrëdhëniet diplomatike do të instalohen shumë shpejtë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë”, theksoi Thaçi.
Pengesa kryesore për zvarritjen e deritanishme të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve ishte mosshënimi i plotë i vijës kufitare që kishte nisur në shtator të vitit të kaluar. Kontestuese ishte vetëm pjesa e kufirit në vendin e quajtur Kodra Fura që ndanë fshatrat kufitar Tanushë dhe Debëllde. Dy palët brenda kësaj jave kanë arritur të tejkalojnë mosmarrëveshjet edhe për këtë pjesë të kufirit me cka edhe zyrtarisht sot ka përfunduar shënimi i plotë i vijës kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Dokumentin mbi përfundimin e shënimit të vijës kufitare sot e kanë firmosur dy ministrat e jashtëm.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *