Home / Lajme / Maqedoni / Memeti nuk dëshironte ta komentojë vendimin e Prokurorisë së Tetovës për vdekjen e gazetarit Tanevski

Memeti nuk dëshironte ta komentojë vendimin e Prokurorisë së Tetovës për vdekjen e gazetarit Tanevski

Shkup, 21 tetor

Nuk kam kontroll në dokumentacionin që e ka Prokurori dhe nuk mund të jap mendim lidhur me vendimin e tyre, i cili me siguri do të mbetet i tillë, nëse nuk ka interes e njejta të ankohet dhe të kërkohet revizion ose kontroll”, deklaroi sot Memeti në margjinat e seminarit kushtuar rolit të Ombudsmanit në përcjelljen e gjendjeve në burgjet dhe institucionet ndëshkuese-përmirësuese

Urim Hasipi
Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti sot nuk dëshiroi ta komentojë vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, që në dokumentin final e publikoi dje për vdekjen e gazetarit të Kërçovës, Vllado Tanevski në burgun e Tetovës e vlerësoi si fatkeqësi.

“Nuk kam kontroll në dokumentacionin që e ka Prokurori dhe nuk mund të jap mendim lidhur me vendimin e tyre, i cili me siguri do të mbetet i tillë, nëse nuk ka interes e njejta të ankohet dhe të kërkohet revizion ose kontroll”, deklaroi sot Memeti në margjinat e seminarit kushtuar rolit të Ombudsmanit në përcjelljen e gjendjeve në burgjet dhe institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Memeti tha se mbrëmë ka mësuar nga mediat se Prokuroria nuk do të ngritë kurrfarë procedure tjetër për shkak se ka konkluduar se bëhet fjalë për fatkeqësi.

Ai tha se Avokati i popullit pas informacionit për rastin e vdekjes në burgun e Tetovës menjëherë me nismë të vetën ka hapur procedurë, e ka shqyrtuar dokumentacionin e plotë lidhur me Tanevskin, duke filluar nga pranimi i tij, kartoni shëndetësor, ndërsa është bërë edhe ekspertizë në vendngjarje në dhomë.

Gazetari Tanevski është gjetur i vdekur më 23 qershor të vitit 2008 në repartin për paraburgim në burgun e Tetovës, pasi që tre ditë më parë u arrestua për shkak të dyshimit se ka vrarë dy kërçovare, ndërsa kishte indikacione edhe se është kryerës edhe i dy vrasjeve.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *