Home / Sport / Milan, sërish në Shqipëri

Milan, sërish në Shqipëri

AC Milan do ta vizitojë sërish Shqipërinë. Gjiganti italian, do të rikthehet në Tiranë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, në kuadër të trofeut Taçi Oil Cup, pjesë e së cilit ishte dy herë më parë, njofton uebfaqja italiane milannews.it.

Ende nuk është përcaktuar data e saktë dhe ekipi kundërshtar i Rossonerëve (Tirana, Kombëtarja Shqiptare ose ndonjë ekip tjetër). Në ndeshjen e parë, Milan kishte humbur nga Tirana me rezultat 2:1, kurse në të dytën, kundër Kombëtares Shqiptare kishte barazuar 3:3, për të fituar më pas me penallti.

Sipas milannews.it, kjo ndeshje do t’i shërbejë petrolierit Rezart Taçi që të përforcojë miqësinë me zyrtarët e Milanit dhe që ta shfrytëzojë mundësinë që të bisedojë sërish me zëvendës presidentin e Milanit, Adriano Galliani, për blerjen e një pjese të aksioneve tek klubi Rossoner.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *