Home / Sport / Milani barazon rekordin negativ të epokës “Terim”

Milani barazon rekordin negativ të epokës “Terim”

Me barazimin e së dielës, Milani ka arritur rekordin negativ të vendosur nga trajneri turk, Fatih Terim në vitin 2001.

Një Milan më i dobët se ky nuk është parë që prej kohës së Fatih Terim dhe duke parë se si e përfundoi ai “aventurën” në krye të stolit të Milanit (u shkarkua dhe u zëvendësua nga Ançeloti), i gjori Leonardo nuk mund të jetë shumë i qetë.

Pika e marrë me “dhëmbë të shtrënguar” ndaj një Atalante që për më tepër se një orë luajti me dhjetë lojtarë, nuk i nxjerr kuqezinjtë nga kriza dhe i detyron që pas rreth një muaji e gjysmë, të rishikojë objektivat e sezonit.

Pas rezultateve të dobëta në shtatë javët e kampionatit (dy fitore, dy humbje dhe tre barazime), edhe e ardhmja nuk duket shumë “rozë” për milanistët.

Dhe llogaritë duhen bërë mirë, sepse midis 18 dhe 21 tetorit, Ronaldinjo me shokë do të ndeshen me Romën në “San Siro” dhe me Realin e Madridit për Ligën e Kampionëve në “Bernabeu”. Dy përballje të vështira që s’duhen nënvlerësuar.

Pra, brenda dy javësh, Leonardo dyhet të gjejë mënyrën për ta marrë skuadrën për “dore”, ta nxjerrë nga kriza dhe të rikrijojë të ardhmen e kuqezinjve.

Të zgjidhë problemet që në mënyrë të ndershme i vuri në dukje Alesandro Nesta: nga largësia midis reparteve tek mungesa e seriozitetit, nga gjendja fizike tek vështirësitë për të gjetur golin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *