Home / Sport / Milani i madh me të mëdhenjtë

Milani i madh me të mëdhenjtë

21 TETOR-Mesfushori italian Andrea Pirlo barazoi rezultatin pas një supergoditje nga distanca, duke lënë të shtangur portierin Iker Casillas (62’).

Skuadra e Milanit ka heshtur të gjithë kritikët duke mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 3-2.
Ndeshja kryesore e xhiros së tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve është zhvilluar ndërmjet dy skuadrave më të trofeshme në Ligën e Kampionëve, të cilat kanë zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin C.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat zhvilluan një lojë më të mbyllur dhe më të kujdesshme, mirëpo një gabim trashanik të portierit Dida, e shfrytëzoi ikona e Los Blancos, Raul, i cili i solli mbretërit në epërsi (19’).

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje më dinamike, me ç’rast u shënuan katër gola.

Mesfushori italian Andrea Pirlo barazoi rezultatin pas një supergoditje nga distanca, duke lënë të shtangur portierin Iker Casillas (62’).

Rossonerët i kaloi në epërsi Alexandro Pato (66’), i cili pranoi një top nga Massimo Ambrosini për ta shënuar golin e dytë për mysafirët.

Los Blancos barazuan rezultatin me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë, Royston Drenthe (76’), i cili pas një skeme me Raulin mposhti portierin Dida.

Ndërkohë tri pikë të merituara Milanit ia solli braziliani Pato me golin e dytë personal dhe të tretin në këtë ndeshje (88’).

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Marseille ka shënuar fitore minimale si mysafir i Zurichut.

Pas xhiros së tretë, Milani dhe Reali kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Marseille dhe Zurichu nga tri pikë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *