Home / Sport / Milani në shitje? “Fininvest” mohon gjithçka

Milani në shitje? “Fininvest” mohon gjithçka

Firma që administron financat e familjes Berluskoni ka mohuar në mënyrë kategorike spekullimet mbi një shitje të mundshme të aksioneve të shoqërisë.

“Duke u nisur nga thashethemet që po qarkullojnë në shtyp kohët e fundit, “Fininvest” është e detyruar të sqarojë edhe një herë tjetër në mënyrë të prerë dhe absolute, se nuk ekziston asnjë hipotezë për shitje, të plotë apo të pjesshme, të aksioneve të shoqërisë “A.C. Milan”, thuhet në komunikatën për shtyp të shoqërisë financiare.

Me anë të kësaj deklarate zyrtare, grupi financiar i families Berluskoni ka shuar një herë e mirë zërat mbi të ardhmen e klubit kuqezi.

Së fundi u përfol edhe një ofertë konkrete nga ana e biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi, në drejtim të klubit italian. Madje vetë Taçi, në një deklaratë të pak kohëve më parë, pranoi se është i gatshëm të investojë te Milani, nëse presidenti Berluskoni ishte dakord.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *