Home / Lajme / Maqedoni / Monumentet kulturore prezantohen në Tetovë

Monumentet kulturore prezantohen në Tetovë

Një falëmenderim I veçantë iu takon edhe dy shoqatave malore Eko Natyra dhe Luboten si dhe muzeut të Tetovës që ndihmuan në realizimin e këtij projekti”, ka deklaruar kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, I cili shprehu përgëzimet e tija për punën e bërë rreth përgatitjes së kësaj ekspozite nëpërmjet së cilës begatohet jeta kulturore në Tetovë.Edhe koordinatori I Aleancës Franceze në Tetovë Faton Sherifi është shprehur se është bërë një punë e madhe lidhur me këtë projekt sepse janë përfshirë veçoritë kulturore të qytetit të Tetovës.

Tetovë, 7 tetor-Në Galerinë e arteve në Tetovë, të martën mbrëma është hapur ekspozita me fotografi të monumenteve, shtëpive dhe vendeve kulturore në komunën e Tetovës e titulluar “Të hapim derë në Tetovë, shtëpi dhe vende kulturore”. Ekspozita është organizuar nga Aleanca Franceze në Tetovë dhe komuna e Tetovës.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, është shprehur se kjo ekspozitë është një rumbullaksim I punës së mrekullueshme të dy ekspertëve nga Spanja dhe Franca, të cilët me përkushtim kanë realizuar këtë projekt mbi shtëpitë e vjetra dhe vendet kulturore në Tetovë.”Ky projekt afirmon në mënyrën më kreative shumëllojshmërinë e vlerave kulturore dhe trashëgiminë e pasur të qytetit tonë.

Një falëmenderim I veçantë iu takon edhe dy shoqatave malore Eko Natyra dhe Luboten si dhe muzeut të Tetovës që ndihmuan në realizimin e këtij projekti”, ka deklaruar kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, I cili shprehu përgëzimet e tija për punën e bërë rreth përgatitjes së kësaj ekspozite nëpërmjet së cilës begatohet jeta kulturore në Tetovë.Edhe koordinatori I Aleancës Franceze në Tetovë Faton Sherifi është shprehur se është bërë një punë e madhe lidhur me këtë projekt sepse janë përfshirë veçoritë kulturore të qytetit të Tetovës.

Ky projekt është ndihmuar edhe nga Qendra Nacionale për Trashëgimi Kulturore në Shkup, Shoqatat malore “Luboten” dhe “Eko-natyra” si dhe Muzeu i Tetovës.
Ndryshe fotografitë për këtë ekspozitë dhe teksti shpjegues janë bërë nga dy ekspertet për promovimin turizmit malor që vijnë nga Spanja dhe Franca.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *