Home / Sport / Morati: Mourinjo kërkon ta “rrisë” Balotelin

Morati: Mourinjo kërkon ta “rrisë” Balotelin

Në përfundim të ceremonisë së dorëzimit të çmimit “Xhiaçinto Faketi” për Çezare Prandelin, presidenti i Interit foli për mikrofonët e “Sky Sport”.

Morati vlersëoi maksimalisht trajnerin e Fiorentinës, duke deklaruar se e çmon dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ai shtoi se Prandeli e meritoi atë çmim, sepse kishte masën, ekuilibrin dhe humanitetin e nevojshëm.

“A më ka shkuar ndonjëherë në mendie Çezare në stolin e Interit? Jo, nuk ka qenë e mundur, sepse ishim të lirë në kohë të ndryshme: kur ne kishim nevojë për një trajner, ai ishte nën kontratë me një skuadër tjetër.

Prandaj, kurrë nuk kam dashur të shqetësoj karrierën e një trajneri si ai”, nënvizoi numri një i klubit zikaltër.
Masimo Morati beson se skuadra e tij është me meritë në krye të tabelës së klasifikimit në kampionatin italian: “Sigurisht që në të ardhmen kemi mundësi për të bërë më mirë, por për momentin jemi OK”.

Më pas ai rikthehet tek Baloteli. “Kur Mourinjo lëshon një kritikë, e bën këtë me një qëllim, jo më kot. Ajo nuk ishte një kritikë bosh, por ishte pak a shumë një ndihmë, një mbështetje për Balotelin. Hoze e vlerëson shumë Marion dhe në këtë mënyrë kërkon ta bëjë që ai të rritet”, tha Morati.

Po për deklarat e djeshme të Kapelos mbi rolin negativ që kanë në Itali ultrasit, ç’mendim ka presidenti? “Unë mendoj se tifozët janë qëllimi për të cilët ekzistojnë shoqëritë e futbollit. Prandaj, jam për mjë marrëdhënie të mirë midis klubit dhe sportdashësve, pra jam paksa kundër Kapelos në këtë pikë. Në të njëjtën kohë nuk besoj se duhet të mbetemi viktima të tifozëve, sepse nëse ata kanë besim tek skuadra e tyre, e ndjekin dhe e mbështesin”, përfundoi presidenti i Interit, Masimo Morati.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *