Home / Sport / Moto GP, Stoner fiton ne garën e shtepisë, buzëqesh Rosi

Moto GP, Stoner fiton ne garën e shtepisë, buzëqesh Rosi

Pas rikthimit nga sëmundja misterioze, piloti australian i Dukatit fitoi në pistën e Filip Ajlëndit, duke u dhënë një sinjal rivalëve.

Kejsi Stoner e dominoi garën nga fillimi në fund, duke mos i dhënë asnjë mundësi parakalimi Valentino Rosit, që i duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Por rrëzimi i kundërshtarit të pilotit italian në luftën për titull, Horge Lorenco në xhirot e para, e lë të kënaqur “Doktorin”, i cili pret vetëm zyrtarizimin e fitores së botërorit të nëntë në karrierën e tij.

Dani Pedroza u ngjit në shkallën në të ulët të podiumit dhe pas tij dolën Aleks De Anxhelis, Kolin Eduards, Amdrea Doviciozo dhe Marko Melandri.

Valentino Rosi ka një avantazh prej 38 pikësh ndaj rivalit Lorenco, kur duhen edhe dy gara nga përfundimi i kampionatit të këtij viti.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *