Home / Sport / Moto GP, Valentino Rosi shpallet kampion bote

Moto GP, Valentino Rosi shpallet kampion bote

Kur ka mbetur edhe një garë nga përfundimi i kampionatit, piloti italian i Jamahas është shpallur kampion, edhe pse në garën e Malajzisë ka zënë vetëm vendin e tretë.

Ky është titulli i nëntë në karrierën e pesarezit, i cili zhvilloi një garë jo shumë të mire ditën e sotme. Ai u nis nga “pole-position”-i, por menjëherë humbi shumë pozicione.

Gara e Sepangut në Malajzi filloi 40 minuta me vonesë për shkak të shiut të rrëmbyer që përmbyti pistën. Kjo bëri që Kejsi Stoner të përfitojë, duke e kryesuar garën që nga fillimi deri në fund. Kjo është gara e dytë rresht që australiani i Dukatit fiton pas rikthimit në Moto GP, për shkak të një sëmundjeje.

Vendi i dytë i takon spanjollit Dani Pedroza, ndërsa Horge Lorenzo ka zënë vendin e katërt, pasi u parakalua në mesin e garës nga “Doktori”. Gara e fundit për këtë botëror do të zhvillohet në Valencia. Megjithatë ajo nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, duke parë se boterori i këtij viti tashmë është hipotekuar nga kampioni në fuqi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *