Home / Sport / “Mou nuk është ‘ferrë’, por unë nuk jam budalla!”

“Mou nuk është ‘ferrë’, por unë nuk jam budalla!”

Trajneri i Juventusit përgjigjet menjëherë pas deklaratave të Hoze Mourinjos: “Nuk duhet të merret me të tjerët.”

“Gjashtë humbje nga ekipet e tjera duken si dy apo tre…”. Kjo është deklarata e portugezit gjatë konferencës së djeshme për shtyp, deklaratë e cila ka patur menjëherë kundërpërgjigjen nga numri një i stolit bardhezi.

Duket se italiani ka marrë një pozicion zyrtar në lidhje me “luftën e ftohtë” midis Interit dhe Juves, duke e sqaruar disi situatën: “Mourinjo nuk është “ferrë”, por unë nuk jam budalla. Do dëshiroja që të mos futej shumë në punët e Juventusit.”

Dhe më tej Ferrara vazhdon: “Çdo javë Mourinjo ka diçka për të thënë për Juventusin dhe unë jam përpjekur të më japë një shpjegim: ai ka një skuadër të mirë, me lojtarë të mëdhenj dhe është normale që të gjithë të presin që Interi të fitojë.”

“Por do të më bëhej qejfi sikur të mos futej shumë te çështjet e Juventusit. Do të më bëhej qejfi që sfida mes nesh të mbetej në fushë, sepse Mourinjo nuk është “ferrë”, por unë nuk jam budalla. Jam i fundit trajner i ardhur, por jam në këtë mjedis që në vitin 1984. Më kanë mësuar të sillem në një mënyrë të caktuar dhe të shikoj vetëm punët e “shtëpisë” sime. Juventusi nuk do të donte që trajneri dhe lojtarët e klubit të bënin komente mbi ekipet e tjera. Por mbetëm jashtë një herë, dy herë, por për të tretën…,”- shtoi Çiro Ferrara.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *