Home / Sport / Mourinho, konferencë shtypi me fëmijët

Mourinho, konferencë shtypi me fëmijët

Trajneri i Interit ishte i ftuar në shfaqjen e Paolo Bonolis, ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, të cilt kishin zënë vendin e gazetarëve.

Hoze Mourinjo nuk heq dorë nga “gjaku polemik”, as kur i përgjigjet pyetjeve të fëmijëve në shfaqjen e Paolo Bonolis. “Ti fiton shumë para, por a të paguajnë edhe nëse nuk fiton?”, e ka pyetur njëri prej protagonistëve të vegjël të emisionit.

“Zakonisht trajnerët fitojnë më shumë kur shkarkohen, sesa kur punojnë, por unë parapëlqej të punoj, në vend që të fitoj më shumë”, ishte përgjigja e “Të veçantit”.

Shfaqja me portugezin u zhvillua në sallën e konferencave në Apiano Xhentile, me fëmijët që ishin ulur në vendet ku para ndeshjeve zakonisht ulen gazetarët.

“A mund të vini ndonjëherë të më shikoni kur luaj?”, ishte pyetja e një tjetri. “Do të më pëlqente shumë, por është shumë e vështirë. Edhe im bir luan futboll, por nuk kam mundur dot kurrë të shkoj ta ndjek. Në jetën time është tepër e vështirë të gjej kohë për këto gjëra, por më pëlqen shumë t’i shoh fëmijët kur luajnë”. Kjo ishte përgjigja e Mou.

“Po a qesh Mourinjo, të paktën kur fle?” “Kush e di, ndoshta qesh kur jam duke fjetur dhe pastaj, gjatë ditës, ndoshta nuk kam nevojë ta bëj më.”

Një djalë, që luan si portier, i drejton Mourinjos këtë pyetje: “Unë luaj në portë dhe e di që babai juaj ishte portier. Mund të më jepni ndonjë këshillë?”

Dhe “Special One” përgjigjet: “Portieri në fushë është i vetmuar. Është një njeri që ka një fanellë ndryshe nga të tjerët, që ka një pozicion të ndryshëm nga shokët e tij të skuadrës dhe ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Një portier duhet të jetë shumë i zoti, jo vetëm teknikisht, por edhe psikologjikisht. Duhet të jetë shumë i fortë dhe i vendosur”.

“A do të drejtonit një skuadër femrash?” “Mendoj se është shumë e vështirë të drejtosh burrat dhe me femrat është akoma më e vështirë. Megjithatë, mendoj se me personalitetin që kam, nuk jam i përshtatshëm për të stërvitur një skuadër femrash”, përgjigjet portugezi.

“Si trajner Morinjo është i zoti, por si lojtar është kot fare?” “Po, si lojtar sigurisht që nuk isha i zoti, por fatmirësisht nuk jam keq si trajner”.

“Kur flini, ëndërroni sikur luani futboll?’ “I ëndërroj ndeshjet, ato që sapo luajtëm dhe ato që duhet të luajmë”. Dhe në fund Mou e mbyll me një buzëqeshje: “Do t’i ndërroja të gjtha konferencat e shtypit me këtë të sotmen me ju…”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *