Home / Lajme / Napredoku 2:2 Shkëndija

Napredoku 2:2 Shkëndija

Ndeshja më interesante e javës së 9-të në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Napredokut dhe Shkëndijës ka përfunduar me barazimin 2:2. Edhe ndeshja mes Vllaznimit dhe Bregallnicës u mbyll me rezultat të barabartë, kështu që në krye të tabelës nuk ndrysh asgjë, me Shkëndijën që udhëheq tabelën.

Edhe pse për në Kërcovë udhëtuan me qëllim për të marrë tre pikë, futbollistët e Shkëndijës u desh të pajtohen me ndarje të pikëve. Në një ndeshje të hapur dhe me shumë raste për të shëuar, Napredoku dhe Shkëndija u ndanë me nga dy gola të shënuar. Autor të golave për Shkëndijën ishin Ferhan Hasani dhe Nendad Jovanoviq, i cili luajti kundër ish-skuadrës së tij. Pas përfundimit të ndeshjes ndihmës trajneri Erhan Selimi deklaroi: “Ne këtu erdhë për të marrë tre pikë, mirëpo jemi të kënaqur edhe me një pikë. Ky ishte barazimi i parë për ne, megjithatë ne vazhdojmë të qëndrojmë në pozitën e parë. Për momentin ne jemi duke ecur me hapa të sigurtë drejt synimit tonë dhe shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rritëm”.

Ndeshja e zhvilluar në Strgugë ndërmjet Vllaznimit dhe Bregallnicës u mbyll baraz 1:1. Drita kthehet nga Shkupi me tre pikë, pasi në “Autokomandë” mundi Skopjen me rezultat 3:1.

Rezultatet e javës së 9-të:
Napredoku 2-2 Shkëndija
Skopje 1-3 Drita
Vllaznimi 1-1 Bregallnica
Novaci 2-1 Vllazërimi
Lokomotiva 2-0 Cementarnica
11 Oktomvri 0-1 Miravci
Bellasica 2-1 Ohri

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *