Home / Sport / NBA, nis sezoni, Lakers me kemben e mbare

NBA, nis sezoni, Lakers me kemben e mbare

Nis zyrtarisht sezoni 2009-2010 i NBA ku kampionet ne fuqi, Los Angeles Lakers e kane startuar rrugetimin e gjate me nje fitore.

Ne derbin me Clippers, skuadra e Phil Jackson ka triumfuar 99-92 ku si gjithnje protagonist ka qene Kobe Bryant me 33 pike, i ndjekur nga Bynum me 26 pike dhe 13 ribaunde. Phil Jackson eshte shprehur i emocionuar pasi i eshte dorezuar unaza e dhjete per 10 kampionatet e fituara ne karrieren e tij.

Nderkohe, Cleveland Cavaliers eshte mundur nga Boston Celtics 89-95 edhe ka pasur ne organike lojtaret magjike James e Shaq O’Neal. LeBron ka rezultuar shenuesi me i mire per skuaren e tij me 38 pike, ndersa miqte nga Boston i ka udhehequr Alan Pierce me 23 pike.

Portland Trail Blazers nuk i ka falur miqte e Houston Rockets duke fituar 96-87, ndersa ne takimin e fundit te mbremjes, Dallas-Mavericks u mposht ne shtepi 91-102 nga Washington Wizards.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *