Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë Musli Halimi njëri prej themeluesve të USHT-së

Ndërroi jetë Musli Halimi njëri prej themeluesve të USHT-së

Profesor Doktor Musli Halimi ka qënë në mesin e arsimtarëve të parë universitarë që janë angazhaur për themelimin e punës të Universitetit të Tetovës, respektivisht Fakultetit Juridik. Publikimet shkencore- profesionale të Profesor Musli Halimi gjatë punës së tij kanë qënë të ndryshme.
Varrimi i profesor Halimit eshte beret te pasditen e se enjtes ndersa USHT ka paralajmeruar mbajtjen e nje akademie komemorative kushtuar profesorit te ndjere.Me kete rast familjen e profesorit Halimi e kane ngushlluar rektori i shkarkuar i USHT-se Agim Vela dhe kryetari i komunes se Tetoves Sadi Bexheti.

Pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta profesori i njohur universitar Musli Halimi.Dr. Musli Halimi u lind më 16.10. 1948 në fshatin Rakovec të Tetovës. Shkollën fillore dhe atë të mesme pedagogjike e ka kryer në Tetovë.Pas kryerjes së shkollës së mësuesisë, një vit shkollor e ka ushtruar punën e mësuesit në fshatin Pallaticë të Tetovës.

Më pas në vitin 1968 u regjistrua në fakultetin Juridik në Universiteti n e Prishtinës dhe në vitin 1971 ka diplomuar. Në vitin 1972 dhe 73 ka ushtruar funksionin e prokurorit publik në Ferizaj. Në tetor të vitit 1973, në fakultetin juridik të Prishtinës është pranuar si asistent për grupin e lëndëve civile, në 1974 është regjistruar në studime pasdiplomike pranë Fakultetit juridik në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup.

Profesor Doktor Musli Halimi ka qënë në mesin e arsimtarëve të parë universitarë që janë angazhaur për themelimin e punës të Universitetit të Tetovës, respektivisht Fakultetit Juridik. Publikimet shkencore- profesionale të Profesor Musli Halimi gjatë punës së tij kanë qënë të ndryshme.

“ Marrëdhëniet juridiko-civile në ligjin e 12 tabelave”, ka qënë punimi i i doktoraturës së Profesor Musliut para një komisioni të gjërë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2003.

Prof.Dr. Musli Halimi në vazhdimësi u dallua me angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për universitetin dhe arsimin e lartë shqip në Maqedoni por edhe në Prishtinë e Tiranë.

Aktiviteti dhe ekpserienca profesionale shkencore e profesor Musliut do të mbahet mend nga gjenerata të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *