Home / Sport / Në kufi me Venezuelën vriten 10 futbollistë të rinj

Në kufi me Venezuelën vriten 10 futbollistë të rinj

Dhjetë futbollistët e vrarë , janë marrë peng dhe më pas janë masakruar nga grupi marksistë – leninistë, Esercitos Libera National – Ushtria Kombëtare e Lirisë – Kolumbi, e cila njihet se është pjesë e ushtrisë ilegale marksiste leniniste FARK

TACHIRA – VENEZUELA: Futbolli kolumbian ka pësuar një tjetër tragjedi, me një ekip futbolli vendor, pas asaj vrasje tragjike kur një grup i panjohur më 1994 vrau futbollistin e njohur të kombëtares kolumbiane Andreas Eskobar. Sipas medies amerikane, dhjetë trupat e pajetë që u gjetën dje në një fshat malor në Tachira, të Venezuelës ishin me plagë të shumëfishta që besohet të jenë anëtarë të ekipit amator “Los Maniceros ‘ ose si thirreshin nga tifozët si ‘burrat Kikirik’. Asnjeri deri tash nuk e di sepse ata janë vrarë e hedhur përtej kufirit. Zyrtar të lartë të dy shteteve më të mbërritur në Tachira, dhanë deklarata. Njeri prej përfaqësueseve të këtij shteti Leomagno Flores, deklaroi se të 10 personat e vrarë , janë marrë peng dhe më pas janë masakruar nga grupi markësit – leninistë, Esercitos Libera National – Ushtria Kombëtare e Lirisë – Kolumbi, e cila njihet se është pjesë e ushtrisë ilegale FARK. Anëtarë këta që i përkasin një grupi të madh guerilësh, rebelë të krahut të majtë kolumbian . Megjithëse grupet hetimore të dy shteteve janë ende në male, duke hetuar nëse trupat i përkasin ekipit të futbollit, “Los Maniceros”, burimet e medias lokale thonë se kjo është e konfirmuar se një ose dy nga futbollistë janë të mbijetuar. Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe nuk ka ndonjë motiv për sulmet. Gjithçka pritet të sqarohet kur të gjenden dy të gjallët. Por, ka spekulime që vrasjet janë bërë se mund të kemi të bëjmë me një urdhër të dhunshëm rekrutimi të pa zbatuar për “ushtrinë e kuqe”, atë që i përket grupit marksitë – leninistë FARK- batalioni ELN – , Ushtria Kombëtare e Lirisë, në Kolumbi. Trupat, mendohet se janë mundur të gjenden mëngjesin e sotëm. Pikërisht të pa jetë dhe ata janë të 10 futbollistëve kolumbianë të vrarë, e të rrëmbyer mbi një javë më parë në Kolumbi. Ata ishin në fakt 12 futbollistë të një skuadre amatore kolumbiane, 2 prej të cilëve duket se kanë arritur të shpëtojnë, por nuk dihet ende vendndodhja e tyre. Ndërkaq, burimet vendase policore bëjnë me dijeni se të vdekurit janë gjetur në Venezuelë, përkatësisht në krahinën venezueliane Tachiris, e cila ndodhet në kufi me Kolumbinë. Njëri nga të shpëtuarit e kësaj ngjarje të rëndë është shprehur se shokët e tij të ekipit i kishin vrarë militantët e Ushtrisë Kombëtare të Lirisë në Kolumbi. Ata janë të paktën 10 trupa – që besohet plotësisht tashmë të jenë po ato të një ekipi futbolli të rrëmbyer kolumbian – që janë gjetur përtej kufirit në Venezuelë. Trupat e tyre u gjetën të masakruar, me plagë të shumta, .Teksa një ose dy prej tyre anëtar i ekipit është raportuar të ketë mbijetuar. Autoritetet shtetërore thonë se dyshojnë për një grup të krahut të majtë kolumbian guerile, ELN, që duhet fajësuar për vdekjet.

Zyrtari më i lartë në shtetin Tachira, Leomagno Flores, fajësoi dhunën dhe shigjetojë për këtë masakër “ushtarët gueril” të krahut të majtë të armatosur kolumbian të ELN, Ushtrisë Kombëtare të Lirisë në Kolumbi, një grup ky i udhëhequr nga një njeri i njohur në këtë ushtëri guerile, i quajtur El Payaso ose Clowni. Nuk ka asnjë motiv të qartë për dhunën, edhe pse ka disa spekulime se ajo ka të bëjë me rekrutimin zbatohen për ushtrinë e tyre.

Vrasja tragjike më 1994 – kur u vra futbollisti kombëtares kolumbiane Andreas Eskobar

Andreas Escobar si një lojtar i përfaqësues kolumbiane” ishte më shumë se një mbrojtës i fortë ndërkombëtar, një njeri që Kolumbia tash pas vdekjes do të kujtohet përgjithmonë , si njeri i vrarë, si një futbollist, që vetes ” bëri një “gabim” në mbrojtje, do t’i i kushtojë jetën”.

Kolumbia atëherë kishte mbërritur në finalet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, pra në vitin 1994 me shpresa të mëdha se do të bënte më shumë. Një fushatë të madhe të kualifikimit të Kolumbisë, e kishte përfshirë një fitore të saj 5-0 ndaj Argjentinës në grup, dhe kolumbianët janë quajtur se kanë” luajtur me një stil si të “verbuar”, .Futbollistët e saj Valderrama, Asprilla dhe Rincon, pas kësaj fitoreje u krahasuan me brazilianët e 1970 . Por, Kolumbia ishte përfshirë në një sfond të thashethemeve se sindikatat bastit dhe karteleve të drogës ishin duke ushtruar ndikimin e tyre mbi skuadrën e tyre kombëtare. Trajneri i Kolumbisë Hernan Gomez ishte raportuar , atë kohë se edhe ai kishte marrë kërcënime me vdekje, mbi çështjet e zgjedhjes së ekipit dhe rezultatet e “modifikuara”. Mirëpo, gjithçka shkoi nga lumturia në hidhërim, dhe u kthye shpejtë kur ata dukeshin të paduruar pas Kolumbia pësoi një humbje 3-1 në ndeshjen “shok”, kundër Rumanisë.

Momentin e fatkeqësisë Escobar, burimet e hetimeve e lidhin me ndeshjen e Kolumbisë kundër Shteteve të Bashkuara. SHBA fitojnë 2-1 dhe Kolumbia shkoi më herët sesa sa parashikohej në shtëpi.

Në Medellin 10 ditë më vonë, Escobar u qëllua 12 herë nga një person afër një klubi nate. Në çdo plumb të shkrehur ndaj Eskobar, dorazi thuhet të ketë bërtitur: “Objektivi – Gol.”

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *