Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT promovohen dy instrumente për analizën e sipërfaqeve dhe për analizë reflektuese fluoreshente, të parat në Maqedoni

Në USHT promovohen dy instrumente për analizën e sipërfaqeve dhe për analizë reflektuese fluoreshente, të parat në Maqedoni

21 tetor-Prorektori për shkencë i USHT-së, prof.dr. Reshat Qahili, siç thuhet në kumtesë, me këtë rast deklaroi se ky donacion është arritur në saje të bashkëpunimit që ka USHT-ja me universitetet tjera, si në rajon, ashtu edhe më gjerë. Sipas prorektorit Qahili, këto dy instrumente mjaft të sofistikuara, në mënyrë të veçantë janë të dedikuara për Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, edhe atë për Programin Studimor Fizikë dhe Kimi, si dhe për Fakultetin e Teknologjisë ushqimore dhe ushqimit.

Urim Hasipi
Tetovë, 21 tetor – Në laboratorin e Bioteknologjisë, që funksionon në kuadër të Fakultetit të teknologjisë ushqimore dhe ushqimit në USHT, gjatë ditës së sotme u bë prezantimi i dy instrumenteve për analizën e sipërfaqeve dhe për analizë të plotë reflektuese fluoreshente, të cilat janë të vetmet të këtij lloji në Maqedoni dhe të cilat vijnë nga Instituti Lajbnic për Modifikimin e Sipërfaqeve nga Lajpcigu i Gjermanisë, njofton Zyra për informim pranë USHT-së.

Prorektori për shkencë i USHT-së, prof.dr. Reshat Qahili, siç thuhet në kumtesë, me këtë rast deklaroi se ky donacion është arritur në saje të bashkëpunimit që ka USHT-ja me universitetet tjera, si në rajon, ashtu edhe më gjerë. Sipas prorektorit Qahili, këto dy instrumente mjaft të sofistikuara, në mënyrë të veçantë janë të dedikuara për Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, edhe atë për Programin Studimor Fizikë dhe Kimi, si dhe për Fakultetin e Teknologjisë ushqimore dhe ushqimit.

Prorektori për shkencë i USHT-së, Qahili, poashtu potencoi se më meritorë për ardhjen e këtyre instrumenteve në USHT, është dr.Bashkim Zyberi i cili njëherit është bashkëpunëtorë i Institutit Lajbnic në Lajpcig të Gjermanisë, por edhe dekani i Fakultetit të Teknologjisë ushqimore në USHT, dr.Ahmed Jashari, i cili gjatë tërë kohës ka qenë i angazhuar në realizimin e këtij donacioni dhe i cili , në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë i angazhuar në trajnimin intensiv për instalimin, përdorimin dhe transportimin e këtyre instrumenteve nga Lajpcigu i Gjermanisë.

Sipas Zyberit këto dy instrumente janë instrumente të mirëfillta shkencore.

“Përpos punës së diplomës dhe të magjistraturave që mund t’i bëjnë në to studentët, këto aparatura me të vërtetë kanë vlerë të mirëfilltë shkencore. Domethënë mund të kryhen eksperimente që kanë vlerë shkencore për ditën e sotme. Këto dy aparatura shfrytëzohen në shkencën e materialeve, hulumtimin e materialeve dhe përbërjen elementare të materialeve të ndryshme. Poashtu shfrytëzohen edhe për analiza sipërfaqësore të sipërfaqes së këtyre materialeve, përbërjen materiale dhe deri tek trashësia e shtresave të ndryshme të këtyre materialeve, kur kemi kompozim të materialeve të ndryshme në një mostër, apo në një kampion”, theksoi Zyberi.

Donacioni i sotëm për USHT-në, kap vlerën mes 150 mijë deri në 200 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *