Home / Lajme / Maqedoni / Nëse nuk përmbyset qeveria do të përmbyset maqedonia

Nëse nuk përmbyset qeveria do të përmbyset maqedonia

Kryeministri Gruveski dhe Qeveria përfundimisht nuk u distancuan nga enciklopedia, poashtu Ali Ahmeti dhe BDI përfundimisht e vulosën tradhëtinë me moslargimin nga kjo qeveri anti shqiptare. Enciklopedia as që është tërheqë e as që do të përmirësohet ndonjë pjesë e saj. 2000 kopje janë shpërndarë në Maqedoni dhe miliona të tjera nëpër botë. Megjithate duke dashur që të jemi koherent në vlerësimet tona si përherë, konstatojmë se kjo enciklopedi ishtë produkt i një shpirti dhe mendësie anti shqiptare që është ngulitur thellë në këtë qeveri”, tha Aliu para gazetarëve.

Urim Hasipi

Tetovë, 1 tetor-Partia Demokratike Shqiptare ka alarmuar se situata është shumë shqetësuese dhe brengosëse dhe shkon drejt përmbysjes.Sipas Imer Aliut, anëtar i kryesisë së PDSH-së kjo parti nuk e dëshiron këtë përmbysje “por nëse nuk përmbyset kjo qeveri anti shqiptare, atëherë detyrimisht do të përmbyset Maqedonia”, tha Aliu, gjatë një komunikimi me media të enjten në selinë e partisë në Tetovë.

”Vazhdon agonia e çështjes shqiptare dhe shqiptarëve në Maqedoni.Kryeministri Gruveski dhe Qeveria përfundimisht nuk u distancuan nga enciklopedia, poashtu Ali Ahmeti dhe BDI përfundimisht e vulosën tradhëtinë me moslargimin nga kjo qeveri anti shqiptare. Enciklopedia as që është tërheqë e as që do të përmirësohet ndonjë pjesë e saj. 2000 kopje janë shpërndarë në Maqedoni dhe miliona të tjera nëpër botë.

Megjithate duke dashur që të jemi koherent në vlerësimet tona si përherë, konstatojmë se kjo enciklopedi ishtë produkt i një shpirti dhe mendësie anti shqiptare që është ngulitur thellë në këtë qeveri”, tha Aliu para gazetarëve.
Ai më tej theksoi se “kjo qeveri le që i diskriminon shqiptarët, por tashmë ka vendosur raporte koloniale të sistemit feudal, ku maqedonasit janë feudalët e shqiptarët skllevër, e Ali Ahmeti dhe BDI tradhëtarët”.

Partia më e madhe opozitare shqiptare i ka apeluar SHBA-së, UE-së dhe NATO-s që sa më shpejtë të ndërhyjnë që të parandalojnë thellimin e krizës politike dhe etnike e cila shkon me hapa të sigurtë drejt destabilizimit të plotë. “Dhe në fund u bëjmë apel të gjithë shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve të këtilla anti shqiptare dhe në të njejtën kohë duke u premtuar se PDSH-ja ka forcë, kapacitet dhe dije që çështjen shqiptare ta çojë përpara, dhe kjo do të ndodhë”, deklaroi Imer Aliu.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *