Home / Sport / Nesta: S’ka Kombëtare, gjithçka për Milanin!

Nesta: S’ka Kombëtare, gjithçka për Milanin!

Dy golat e shënuar ndaj Kievos të dielën ishin “qershia mbi tortë” për mbrojtësin kuqezi, që i dha Milanit tri pikë të rëndësishme për vazhdimësinë.

Por megjithë formën e mirë që po kalon pas dëmtimit të sezonit të kaluar, Alesandro Nesta pohon se nuk ka ndërmend të rikthehet në ekipin kombëtar: “Jo, nuk do të kthehem. Nuk dua të futem në “humnerën” e problemeve fizike. Nuk dua të sforcohem, mund të dëmtohem përsëri”.

Dhe më tej shtatlarti i mbrojtjes kuqezi shtoi: “Nuk dua të kaloj një tjetër sezon si ai i vitit të kaluar. Pastaj, e njoh mirë Lipin, e di se ç’mendon dhe ai e di se çfarë mendoj unë. Edhe pa folur, kuptohemi shumë mirë. Do të bëj tifo për Italinë gjatë gjithë Botërorit”.

Sa keq, sepse “Nesta 2” po i mahnit të gjithë. Përveç klasit, që të gjithë ia dinë, tashmë ka shumë dëshirë, shumë personalitet për të marrë mbi vete përgjegjësi, për të marrë mbi supe fatet e një skuadre që është ende në kërkim të vetvetes.

Këtë e kanë vënë re edhe Adriano Galiani (“Pas dëmtimit është një Nesta tjetër”) dhe Leonardo, që ka folur për “një lojtar të zotin. Besoj se sot ai jeton me një aureolë tjetër, me diçka pozitive për të transmetuar”.

Por ai edhe po shënon… “Kjo është një gjë e re për mua, nuk shënoj më – buzëqesh mbrojtësi – duhet të fitonim patjetër ndaj Kievos, për të t’iu afruar vendit të katërt. Ia arritëm qëllimit. Besoj se jemi në rrugën e duhur. Kur fiton tre-katër ndeshje të rëndësishme si këto, je vërtet në rrugën e duhur”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *