Home / Sport / Një kampionat në bilance? Interi i fundit

Një kampionat në bilance? Interi i fundit

Deri në muajin qershor të këtij viti, faturat e regjistruara për llogari të shoqërisë zikaltër arrijnë një humbje prej 154.4 milion euro.

70 aksionerët e kampionëve të Italisë aprovuan sot bilancin e klubit deri në qershor. Por këtu nuk llogariten shpenzimet e bëra gjatë merkatos së verës dhe faturat e regjistruara në katër muaj. Megjithatë, edhe me një bilanc tepër negativ, drejtuesit mbeten optimistë.

Nga mbledhja e investitorëve të klubit zikaltër, është rënë dakord edhe për një shtim prej më tepër se 70 milion eurosh në kapitalin e shoqërisë. Deri tani kjo shumë ishte mbuluar nga presidenti Masimo Morati. Ndërkohë, arkat e klubit janë rënduar, për shkak të shpenzimeve për lojtërë dhe persona të tjerë të personelit.

Megjithatë, ajo që vlerësohet nga drejtuesit e klubit është fatura pozitive e parashikuar në bilancin e ardhshëm. Merkatoja e fundit është mbyllur me një rezultat prej 12 milion eurosh plus dhe gjithashtu edhe fitimet që llogariten nga kontratat, të cilat arrijnë deri në 62 milion.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *