Home / Sport / “Old Traford”, “tempulli” i tifozëve

“Old Traford”, “tempulli” i tifozëve

Sezonin e kaluar, Mançester Utd. solli në stadium mesatarisht 75 mijë persona. Reali, Borusia Dortmund e Barcelona 70 mijë. Milani, i vetmi nga Seria A në 10 të parët.

Këto të dhëna dalin nga studimi i të dhënave mbi numrin e tifozëve në shkallët e stadiumeve europiane gjatë sezonit 2008-2009 (vetëm për ndeshjet e kampionatit). Sipas tyre, del se Mançesteri është “kryeqyteti” i sportdashësve në kontinentin e vjetër. Mesatarisht, “Djajtë e kuq”kanë sjellë në stadium mesatarisht 75304 njerëz.

Në renditjen e kaluar, Mançesteri mbante vendn e dytë, pas Realit, i cili tashmë ka zbritur në vendin e 4-t, me një mesatare prej 70816 spektatorësh. Në vendin e dytë renditet Borusia e Dortmundit me 74748 (ishte e treta) dhe Barcelona me 71045 (ishte e pesta). Prej vendit të pestë e poshtë, shifra zbret në më pak se 70 mijë tifozë.

Bajerni i Mynihut zbret nga vendi i katërt në të pestin (69 mijë), ndërkohë që Shalke 04 e ka ruajtur pozicionin e gjashtë me 61442 spektatorë. Më pas vijnë Arsenali në vendin e shtatë (60040), që nuk ka lëvizur asnjë pozicion, Milani, që ka fituar një vend dhe tashmë renditet i teti me 59757 tufozë. Në vendin e nëntë dhe të dhjetë renditen përkatësisht Sëlltiku me 57336, duke humbur një vend dhe Hamburgu, që ia del të mbetet në 10-she me një mesatare prej 54881 tifozësh.

Në klasifikimin e 50 stadiumeve europiane me shikueshmërinë më të madhe nga tifozët janë 13 anglezë, 13 gjermanë, gjashtë spanjollë, aq sa ka edhe italianë, katër francezë, tre hollandezë, dy portugezë dhe një turk.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *