Home / Lajme / Maqedoni / Partia e Imer Selmanit , sulltan parti

Partia e Imer Selmanit , sulltan parti

“Këtu pra nuk mund të bisedojmë për çështje të funksionimit të organeve sepse ato nuk ekzistojnë, nuk mund të bisedohet për mënyrën e marrjes së vendimeve sepse ato vendime pra nuk ka forume të cilat mund të vendosin dhe konform me këtë nuk mund të flasim as për një proces të zhvillimit demokratik në një subjekt të formuar sepse ai si i këtillë nuk ekziston.”, vlerëson analisti Zyberi.

Demokracia e Re e Imer Selmanit, 1 vit pas themelimit të saj si forcë politike në Maqedoni ende nuk ka mbajtur Kongresin e saj të parë zgjedhor, ku do të duhej të zgjidheshin nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie. Zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha tha se mos-emërimi i këtyre organeve partiake, është bërë par shkak të mos-mbajtjes së kongresit partiak. Sipas tij, DR ka qenë tepër e fokusuara në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ndaj edhe nuk ka pasur kohë të merret me një organizim të këtillë.
“Demokracia e Re ka organin më të lartë partiak, i cili është Këshilli Qëndror i partisë dhe arsyet kanë qenë angazhimet e politikës, në zgjedhje të partisë. DR ka përfunduar edhe fushatën e anëtarësimit të antarëve të rinjë dhe me siguri pritet që nga fundi apo mesi i dhjetorit të mbahet edhe Kongresi i partisë, ku do të zgjidheshin të gjithë organet drejtuese të partisë”, shpjegon Arijanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.

Por, analisti Naser Zyberi vlerëson se funksionimi i këtillë i një partie politike siç është rasti me Demokracinë e Re, lirisht mund të quhet edhe Sulltan Parti, ku një njeri vendosë për të gjitha çështjet.
“Këtu nuk mund të bëhet fjalë për parti politike, mund të bëhet fjalë për parti në konstituim, për parti në formim, e cila ka aktin e themelimit, ka kuvendin themelues dhe më pastaj nuk i ka të konstatuara organet të cilat parashihen në bazë të ligjitë për partitë politike dhe sigurisht do të parashihen në aktin për organizimin dhe funksionimin e partisë, pra statutin e asaj partie.”, thotë analisti Naser Zyberi.

Sipas Zyberit, veprimi i këtillë politik, flet për mungesën e demokracisë së brendshme në këtë parti.

“Këtu pra nuk mund të bisedojmë për çështje të funksionimit të organeve sepse ato nuk ekzistojnë, nuk mund të bisedohet për mënyrën e marrjes së vendimeve sepse ato vendime pra nuk ka forume të cilat mund të vendosin dhe konform me këtë nuk mund të flasim as për një proces të zhvillimit demokratik në një subjekt të formuar sepse ai si i këtillë nuk ekziston.”, vlerëson analisti Zyberi.

Demokracia e Re para 1 viti u quajt partia më e re në skenën politike shqiptare, që u zotua se do të veprojë si opozitare me të gjitha parimet e demokracisë.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *