Home / Sport / Pato, i destinuar për t’u bërë kampion

Pato, i destinuar për t’u bërë kampion

Me dopietën e mrekullueshme në Madrid, 20-vjeçari e çon në 32 numrin e golave të shënuar në ndeshjet zyrtare me fanellën e Milanit.

Në “Milanelo” janë të sigurtë: ai ka për t’u bërë një kampion i madh. Leonardo asnjëherë nuk e ka humbur besimin tek talenti brazilian. Ndryshe nga trajneri i kombëtares braziliane, Dunga, që e la në stol gjatë Kupës së Konfederatave dhe nuk e grumbulloi fare për dy ndeshjet e fundit eliminatore.

20-vjeçari (i mbushi më 2 shtator) pati një fillim të fuqishëm, duke shënuar dy gola që në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sienës. Më pas erdhi një shterpësi goli e pashpjegueshme. Për të mbërritur te kryevepra e të dielës ndaj Romës dhe së fudi te dy “perlat” në “Santiago Bernabeu”.

Pato shënoi golin e parë me fanellën kuqezi më 13 janar të vitit të kaluar, në atë fitore 5-2 të Milanit ndaj Napolit në “San Siro”. Në atë ndeshje realizoi dy gola Ronaldo, idhulli i tij absolut. Vetëm dy javë më pas erdhi edhe dopieta e parë kundër Xhenovas (2-0).

“Pato ka shënuar dy gola të rëndësishëm, për vete dhe për skuadrën – deklaroi Andrea Pirlo për “Milan Channel” në përfundim të ndeshjes të së mërkurës -. Është një kampion i madh dhe këtë do ta tregoë gjatë gjithë sezonit. Tani po luan në një pozicion të ri dhe që aty mund të bëjë gjëra të mëdha”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *