Home / Sport / Pato optimist: Shënoj dhe nuk ndalem më

Pato optimist: Shënoj dhe nuk ndalem më

Sulmuesi brazilian i Milanit beson se në ndeshjen ndaj Romës do të rigjejë golin e munguar prej një kohe të gjatë.

Aleksandre Pato shikon përpara me besim. Pas dygolëshit të realizuar në ndeshjen kundër Sienës në javën e parë të Serisë A, “drita” e brazilianit u shua dhe rruga e golit u errësua.

Por sulmuesi i Milanit është i sigurt se në ndeshjen e së dielës kundër Romës, gjërat do të ndryshojnë. “E di që Roma është një skuadër e madhe dhe e fortë, me të cilën është gjithmonë e vështirë të përballesh”, deklaroi 20-vjeçari për mikrofonët e “Sky Sport 24”.

“Megjithatë, ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj jave për ta përgatitur sa më mië këtë ndeshje. Trajner ka bërë një punë të mirë. Për sa më takon mua, jam i sigurt që goli do të vijë dhe atëherë nuk do të ndalem më”, shtoi Pato.

Goli i fundit që sulmuesi kuqezi ka shënuar është në javën e parë të kampionatit, në fitoren 2-1 ta arritur undër Sienës në transfertë. Prej atëherë, Pato nuk e ka gjetur më rrugën e rrjetës dhe ky është një problem që shqetëson gjithë ekipin. Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm katër gola gjithsej, sulmi i tretë më i dobët në Serinë A.

“Që nga ndeshja me Sienën kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe fati nuk na ka ndihmuar – theksoi braziliani -. Gjërtat që kam bërë deri tani nuk janë të gabuara. Kam besim se për aq sa kam punuar, goli do të vijë. Me kë do të luaj në sulm? Këtë e vendos trajneri, unë luaj ku të jetë më mirë për ekipin”.

Pato është ndalur edhe tek kombëtarja braziliane dhe Kampionati Botëror. Konkurrenca në “Seleçao” është rritur ndjeshëm, me sulmues të tillë si Adriano, Luis Fabiano dhe Nilmar.

“Për të rifituar vendin në Kombëtare duhet të luaj mirë te Milani dhe të fitoj. Jam i sigurtë se nëse bëj mirë këtu, do të grumbullohem me Brazilin, pasi Dunga nuk i beson vetëm lojtarëve që ka. Më ka dhënë shumë hapësirë për të luajtur. Unë apo Ronaldinjo? Dua të rikthehemi të tre, përfshirë edhe Tiago Silvën”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *