Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI degradoi çështjen shqiptare në Maqedoni

PDSH: BDI degradoi çështjen shqiptare në Maqedoni

27 tetor-
“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, BDI në mënyrën më të turpshme tenton të “mbyll” edhe një çështje me rëndësi (ashtu si përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, përfaqësimi i shqiptarëve, Enciklopedia), atë të statusit të ish-pjesëmarrësve të konfliktit të 2001, konflikt nëpër mjet të cilin BDI dhe Ali Ahmeti e “çliruan” popullin shqiptar”, theksoi anëtari i kryesisë së PDSH-së, Imer Aliu.

Urim Hasipi
Partia Demokratik Shqiptare në një konferencë për shtyp reagoi ndaj tentativave të koalicionit qeveritar për të ofruar një zgjidhje gjysmake për statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, BDI në mënyrën më të turpshme tenton të “mbyll” edhe një çështje me rëndësi (ashtu si përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, përfaqësimi i shqiptarëve, Enciklopedia), atë të statusit të ish-pjesëmarrësve të konfliktit të 2001, konflikt nëpër mjet të cilin BDI dhe Ali Ahmeti e “çliruan” popullin shqiptar”, theksoi anëtari i kryesisë së PDSH-së, Imer Aliu.

Ai akuzoi partinë shqiptare në pushtet se me veprimet e saja po, deligjitimon dhe degradon gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët.

“Përderisa para shqiptarëve i quajnë dëshmorë të rëne, para institucioneve i paraqesin si viktima të aksidenteve të komunikacionit, ku edhe statusi i atyre që pësuan në vitin 2001, barazohet me statusin e një viktime të një aksidenti. Klasa politike e BDI-së më në fund vërtetoi se 2001 nuk kishte të bëjë me ndonjë luftë çlirimtare po thjesht për të ardhur në pushtet”, theksoi Ali

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *