Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Do ta formojmë akademinë shqiptare në Maqedoni

PDSH:Do ta formojmë akademinë shqiptare në Maqedoni

15 tetor-dërkombëtare që të ndërhyjë në eliminimin e kësaj qeverie për të qetësuar tensionet ndëretnike në vend.

”I bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare që sa më shpejt të ndërhyjë në eliminimin e kësaj qeverie, kësaj akademie që në mënyrë preventive të parandalohen tensionet ndëretnike”, theksoi Hoxha.

Ajo ka hedhur kritika të ashpra edhe ndaj vendimit të fundit të ASHAM-it për mos tërheqjen e enciklopedisë, por për vetëm korrigjimin e saj.

“Dy partitë më të mëdha në pushtet ka gënjyer opinionin se kanë arritur një marrëveshje për tërheqjen e këtij dokumenti të dëmshëm për shqiptarët dhe aleatët tanë ndërkombëtar”, theksoi Hoxha.

Zyrtarja e lartë e PDSH-së, Mirushe Hoxha tha se ky subjekt po vazhdon të punojë në mënyrë shumë serioze rreth idesë së ngritjes së akademisë shqiptare në Maqedon

Opozita edhe një herë ka akuzuar qeverinë lidhur me zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë Enciklopedinë e ASHAM.

PDSH-ja akuzoi qeverinë se çështja e enciklopedisë është marrëveshje ndërmjet dy partive në Qeveri Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-së.

PDSH-ja me këtë rast ka kërkuar nga faktori ndërkombëtarë që të intervenojë sa më shpejt të ndërmjetësojë në eliminimin e kësaj qeveri që të qetësohen tensionet ndëretnike.
“I bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare që sa më shpejt të ndërhyjë në eliminimin e kësaj qeverie, kesaj akademije që në mënyrë preventive të parandalohen tensionet ndëretnike. PDSH-ja vazhdon të punojë në mënyrë shumë serioze rreth idesë së ngritjes së Akademisë shqiptare në Maqedoni”, deklaroi Mirushe Hoxha, nënkryetare e PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka bërë të ditur se radhët e saj kohëve të fundit janë në duke u shtuar në numër të konsiderueshëm dhe kjo evidentohet me shifra konkrete. Shërbimi për informim i kësaj partie ka theksuar se sipas të dhënave të fundit të regjistrit të anëtarësisë, numri shkon mbi 20 mijë, por duke pretenduar që ky numër të jetë edhe mbi 40 mijë anëtarë të rregullt.

Këto shifra po bëhen pas revidimit të filluar të listave të anëtarësisë. Nga shërbimi për informim theksojnë se edhe përkundër goditjeve të ndryshme, megjithatë sipas tyre, PDSH po rimëkëmbet dhe po tërheq për çdo ditë numër të anëtarësisë së re.

Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Ernad Fejzullahu

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *