Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Situatë alarmante në Karadak

PDSH:Situatë alarmante në Karadak

29 tetor-
Fshatarët e këtyre fshatrave të Karadakut ndalen nga policia dhe ata në mënyrë jolegjitime I mbajnë në pyetje nga 1 orë e më tepër.Gjithë ky siklet për këta fshatarë ka qenë permanent por kohëve të fundit është intensifikuar.Tani policia ka aktivizuar edhe pikat të cilët I ka pasur edhe gjatë 2001.Kjo sipas mendimit tonë bëhet me qëllim që qytetarët e Karadakut të jenë në presion të vazhdueshëm njejtë sikurse në vitet komunizmit”, tha Murati, gjatë një pres konference me geazetarë të enjten në Tetovë në selinë e PDSH-së

Urim Hasipi
Tetovë- Partia Demokratike Shqiptare ka shfaqur shqetësimet e saja pas sjelljeve të fundit të policisë në rajonin e Karadakut.Sipas PDSh-së qytetarët e Shkupit, e në veçanti qytetarët e Karadakut, si në Malinë, Brezë dhe Tanushë, ditëve të fundit jo vetëm që janë nën presion të vazhdueshëm të Policisë, por këtyre ditëve ata ndalen nga ana e policëve të maskuar dhe të armatosur me armatim të rëndë dhe pa ndonjë arsye.

Rasim Murati kryetar I degës së PDSH-së në Butel tha se rastet e këtilla dita ditës shtohen.”Fshatarët e këtyre fshatrave të Karadakut ndalen nga policia dhe ata në mënyrë jolegjitime I mbajnë në pyetje nga 1 orë e më tepër.Gjithë ky siklet për këta fshatarë ka qenë permanent por kohëve të fundit është intensifikuar.

Tani policia ka aktivizuar edhe pikat të cilët I ka pasur edhe gjatë 2001.Kjo sipas mendimit tonë bëhet me qëllim që qytetarët e Karadakut të jenë në presion të vazhdueshëm njejtë sikurse në vitet komunizmit”, tha Murati, gjatë një pres konference me geazetarë të enjten në Tetovë në selinë e PDSH-së.Ai ka akuzuar BDI-në se ajo është bashkëndërtuese e sa keqes së shqiptarëve.

”E gjithë kjo tregon se servili I koalicionit qeveritar BDI-ja jo vetëm që nuk ka qasje në këtë institucion I cili duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, por ajo nuk ka qasje as në parandalimin e së keqes, që ju përgatitet hqiptarëve.Mbase, edhe ajo pra BDI-ja, është bashkëndërtuese e së keqes së shqiptarëve.I apelojmë BDI-së dhe atij zëvendësministri anonim që urgejntisht të tërhiqen nga qeveria pasi që ashtu janë vetëm dekor”, tha Murati.

Për këto shqetësime tha Murati do të njoftohen edhe të gjitha institucionet ndërkombëtare nga të cilët ka kërkuar që këta raste të rishikohen dhe të ndërhyjnë për të parandaluar të keqen që ju përgatitet shqiptarëve nga policia e Maqedonisë më saktësisht nga drejtuesit e VMRO-DPMNE-së, tha kreu I degës së PDSH-së në Butel.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *